Pas akuzave të SPAK ndaj Berishës, Meta u “zhduk” dhe nuk dihej ku ndodhej. Por prej një jave ai sërish ka dalë nga qarkullimi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar sot se koordinimi me Ilir Metën për aksionin opozitar nuk po ecën vaj. Edhe pse mundohet të tregojë se ata janë bashkë, duket se raportet janë ftohur mes dyshes opozitare. Pas akuzave të SPAK ndaj Berishës, Meta u “zhduk” dhe nuk dihej ku ndodhej. Por prej një jave ai sërish ka dalë nga qarkullimi.
Berisha ishte sot në një emision dhe u pyet mbi bashkëpunimin me PL ku fillimisht tentoi të devijojë.
“Përveç partisë Brava-Balla, që është fraksion i kontrolluar nga Rama, jemi gati të bashkëpunojmë me LSI dhe çdo forcë tjetër. Ne jemi optimistë sepse është një kohë kur në situatën e krijuar, partitë kanë rolin e tyre, por shoqëria është përckatuese dhe do bëjmë gjithçka për motivimin e saj. Në ’91-shin ishim parti që bashkuam njerëzit kundër diktaturës. Sot nuk është një diktaturë me tortura e kampe përqendrimi, por është diktaturë me gjithë cilësitë e tjera”, tha ai në “Now”.
Por gazetarja Erla Mëhilli këmbënguli duke i vënë në pah faktin se në Parlament, deputetët e Metës nuk e kanë mbështetur aksionin opozitar dhe Berisha e pranoi se ata nuk kanë shkuar fare në seanca.
“Ilir Meta ka qenë me disa kontrolle mjekësore që ka dalë mirë. Është kthyer. Është aktiv në media mesa kam parë dhe mbështet plotësisht qëndrimin e opozitës. Në Parlament kur kanë ardhur dhe kanë bashkëpunuar, por dhe s’kanë ardhur. Ka koordinim, por nuk kanë ardhur”, tha ai.
Berisha u pyet dhe nëse ka folur me Ilir Metën, ku deklaroi se ka komunikuar para një jave dhe ka konfirmuar faktin se prej një jave Meta ka dalë nga qarkullimi. “Kam folur ta zëmë para një jave. Kemi folur për situatën”, tha ai.
Meta duket se është në hall për vete, pasi SPAK po e heton për disa dosje dhe kreu i PL ka vendosur të distancohet nga Berisha. Edhe pse pra një jave Meta dilte në media dhe sulmonte qeverinë, duket se ka nja ndarje me Berishën. Në Parlament nuk ka asnjë bashkëpunim, teksa dhe për protestat PL nuk ka folur fare. Po ashtu Kryemadhi dhe deputetët e tjerë nuk janë përfshirë në takimet e opozitës. /Pamfleti
Lini një Përgjigje