TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Nëntor 2023, 21:49

“Ndërkombëtarët kanë dështuar”, Berisha: Aksioni në Parlament, thirrje për shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

“Ndërkombëtarët kanë dështuar”, Berisha:

Ish-kryeministri Berisha duke folur rreth ngjarjeve të fundit në politikën shqiptare, tha se një konflikt i ngjashëm mes pozitës dhe mazhorancës ka ndodhur edhe në vitin 2014 për shkak të komisioneve hetimore.

Në një intervistë për emisionin “Now”, në Euronews Albania, Berisha tha se asokohe zgjidhjen e dha Komisioni Europian.

I pyetur nga gazetari Ervis Iljazaj se kujt i adresohen deputetët opozitarë me aksionin e tyre, tashmë që marrëdhëniet me ndërkombëtarët nuk janë ndër më të mirat, Berisha u përgjigj se edhe ndërkombëtarët shpesh kanë gabuar. Ai tha se në këtë rast deputetët e opozitës u adresohen vetëm shqiptarëve.

Një konflikt i tillë ka ndodhur edhe në  vitin 2014, për komisionet hetimore. Problemin e ka zgjidhur Komisioni Europian, ata i imponuan Edi Ramës. Unë mendoj se të huajt, ambasadat e kanë bërë punën e tyre me deklaratat që kanë bërë.

Unë bie dakord me pjesën që ky problem duhet të zgjidhet nga qytetarët shqiptar sepse ambasadat u shprehën e thanë fjalën e tyre. Komisioni Europian foli edhe para ambasadave.

Tani ndërkombëtarët në historikun e zhvillimeve shqiptare duke i parë me realizëm, kanë patur sukses, por kanë pasur edhe dështime. Pyetja qëndron kujt i adresohemi ne, ne u adresohemi shqiptarëve. Në parlament janë 40 vetë që po bëjnë rezistencë me mosbindje civile”, tha Berisha.

berisha ndërkombëtarët

Lini një Përgjigje