TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2024, 21:45

Meta vijon sulmet ndaj Dumanit: Kontrollohet nga Rama dhe Agaçi, ka futur njerëz për të më larguar nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
Meta vijon sulmet ndaj Dumanit: Kontrollohet nga Rama dhe Agaçi, ka futur
Meta-Dumani

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar sulmet dhe akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Ai tha se Dumani kontrollohet nga Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, teksa shtoi se po prish imazhin e SPAK.

“Dum Dumani po prish imazhin e SPAK. Dumani është një administrator i SPAK, nuk ka pse të ketë ndikim te asnjë nga prokurorët. Dumani është bërë një zëdhënës politik.

Kur Arben Ahmetaj dha goditjen ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Dumani të nesërmen mblodhi gazetarët dhe u tha: prisni se do të ketë zhvillime surprizuese për Arben Ahmetajn. Pse e bëri këtë?

Pra ishte kërcënim për Arben Ahmetajn dhe ishte një mesazh për t’i thënë mbylle mos ma ngacmo Edi Ramën, se ai më vuri mua këtu si drejtues i SPAK.

Në të njëjtën ditë që bëri kërcënimin ndaj Ahmetajt, Dumani foli edhe për CEZ-DIA, duke përmendur emrin tim disa herë.

Ai të më hetojë dhe unë do e hetoj atë brez pas brezi dhe cilindo që bën presione politike. Nuk është personale që Gjykatat përdoren për t’i marrë vulën PD-së, nuk është personale që të tentosh të godasësh Ilir Metën”, tha Meta për “Syri Tv”.

Meta tha gjithashtu se Dumani po lodhet për të arrestuar drejtorët e Bashkisë për të shpëtuar Erion Veliajn, po arreston dhe heton ministra e ish-ministra për të shpëtuar Edi Ramën.

“A është trim, le të thërrasë atje Edi Ramën”, vijoi Meta.

Kreu i PL-së u shpreh se Dumani e ka tepruar shumë, duke përmendur aq shumë emrin e tij. Sipas tij, Dumani ka çuar njerëz për t’u larguar nga Shqipëria.

“Kam menduar dhe kam shpresuar që ky Dumani do të bënte diçka, por e vërteta është që ajo që bëri me gazetarin Elton Qyno është shumë e rëndë, pasi këta bëjnë hetim me regji, ca i fshijnë dhe ca i hetojnë”, tha Meta.

Lini një Përgjigje