Ervin Salianji vijon të shtojë dozën e kritikave ndaj Sali Berishës. Këtë pasdite ai zhvilloi një takim me demokratët e Kukësit, ku e tha hapur se me Berishën PD nuk vjen kurrë në pushtet.
Sipas tij, këtë ja kanë shprehur vetë demokratët.
“PD po shkon drejt një humnere që nëse nuk veprojmë, do ta tregojnë zgjedhjet e ardhshme. Pas kuintave edhe ata të PD brenda, thonë se me Sali Berishën nuk vijmë dot në pushtet. E thonë dhe ata që janë drejtues. Por nuk kanë minimumin e përgjegjësisë, se kjo gjë duhet thënë që mos të turpërohet më Berisha por dhe demokratë.
U dha se do të bashkojnë partinë, u tha se do të hiqen non-grata, por zvarritje dhe gënjeshtra. U tha se do të ndihmoheshin çiftet e reja, por asgjë s’u bë. Programi i prezantuar ishte steril, i plakur dhe pa vizion”, tha ai.
Ndryshe nga sa tha Berisha dje në protesta se Shqipëria nuk mund të krahasohet me Hungarinë, për Salianjin është krejt e kundërta. Sipas tij, edhe në Shqipëri nëse reformohet opozita, Rama mund të rrëzohet. Sipas tij, Péter Magyar e bashkoi opozitën, ndërsa në Shqipëri Berisha e ka ndarë.
Bravo i qofte Salianjit qe guxon ti thote te verteten ne sy ketij Sali Berishes qe paska qene nje djall pa brina.