TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2025, 19:09

“Më mirë të largohet”, Ngjela telendis Berishën: Jo LaCivita, por asgjë në botë nuk e sjell dot në pushtetet

Shkruar nga Pamfleti

“Më mirë të largohet”, Ngjela telendis Berishën:

Avokati Spartak Ngjela ka ironizuar kryetarin e Partisë Demorkatike Sali Berisha, në lidhje me rikthimin e konsulentit elektoral të fushatës Chris LaCivita, duke theksuar se po e shet si amerikanizëm një person të zakonshëm që nuk përfaqëson Uashingtonin zyrtar.

Ngjela tha se Chris LaCivita përfaqëson një subjekt privat që kontraktohet për fushata dhe vetëm kaq, teksa PD-ja sipas tij gënjen për akuzën se PS i ka vjedhur programin. Për të, Rama i ka të fituara zgjedhjet dhe jo se PS ndodhet në kuota optimale elektorale, por sepse opozita ka në krye Sali Berishën, një person me telazhe penale me drejtësinë dhe i shpallur “non grata” nga SHBA-të.

Ngjela e thotë qartë se nuk mund të bëhet kurrë kryeministër një individ politik i shpallur “non grata” nga Amerika dhe në këtë rast për më tepër Berisha, që sipas tij po mban peng dhe në humbje të sigurt demokratët.

Fushatat elektorale që marrin presidentët në perëndim janë të paguar si organizma, nuk janë pjesë e stafit dhe politikës amerikane në këtë rast. Secili zgjedh atë që do i bëjë fushatën elektorale. Berisha ka shkuar ka marrë atë dhe na thotë se jam me Amerikën. Janë nonsense këto, kjo ka qenë fushata e Berishës gjithë jetën, nonsens dhe mashtrim. Nuk ka vota ai. Duhet të largohet që t’i japë PD-së mundësinë për të ardhur në pushtet, nuk vjen dot në pushtet. Është non grata në Amerikë, nuk mund të vijë kurrë në pushtet, si mund të jetë kryeministër i Shqipërisë një njeri që është non grata në Amerikë. Kjo është njëra, por me Lindjen e Mesme ka punuar, ka e të tjera, ua them unë, por do dalin. Ka marrë fund, është non grata në SHBA, si do fitojë zgjedhjet?”, shprehet avokati për Report Tv.

Ai vlerëson edhe sondazhet e publikuara, në lidhje me situatën zgjedhore dhe projeksionet, duke u shprehur se Rama dhe PS e kanë të sigurt fitoren, ndaj janë edhe të qetë, kurse Berisha është i sigurt për humbjen, por rri në opozitë vetëm për interesat personale.

Ka sondazhe, ai ndaj është i gëzuar, i kam unë dhe ndërkombëtarët i kanë. Ku kanë vota këta të PD. Ai është i sigurt për t’i fituar zgjedhjet, e ka të sigurt. A nëse ikën Saliu? Bie ai dhe s’është kryetar partie, atëherë s’i dihet! Kam të dhëna, e mbështesin underground që të jetë ky, kam informacione. Të jetë ky. Por jo Berisha, si do vijë në pushtet ky, kur është non grata në Amerikë. A po, që ka interesin e tij, po cili është? Pyeteni! Zërat thonë se interesin e ka te pronësia që ka dhënë, SPAK po vijon, Saliu është për korrupsion në SPAK në proces penale. Nuk duhet të kemi frikë nga e vërteta. Është nën akuzë nga SPAK, nën proces penal”, thekson avokati.

Lini një Përgjigje