TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2025, 15:11

Berisha akuza Ramës: Lejet e ndërtimit i ka lënë në dorë të Suel Çelës dhe bandës së tij

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza Ramës: Lejet e ndërtimit i ka lënë në

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi qeverinë se i ka lënë lejet e ndërtimit në dorë të krimit.

Gjatë një komunikimi me gazetarët ai kujtoi se në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit është Adelajda Roko, motra e vëllezërve Xhino dhe Marsel Roko, të cilët u goditën nga SPAK si pjesë e bandës së Suel Çelës.

Sali Berisha: A e dini ju kush është mëkëmbësja e Ramës për lejet dhe për projektet. Ajo është zonja Rroko. Motra e dy lejtnantëve të Suel Çelës. Faktikisht lejet e ndërtimit dhe projektet i menaxhon Edi Rama me Suel Çelën. Kjo është e vërteta. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Zero tolerancë. Ata do të kenë atë fat që kanë pasur bandat në vitet 2005-2013. Sot ata janë të lirë, sot Suel Çela bën ligjin në lagjen e tij. E di e gjithë Elbasanit përveç ky Proda, ‘Matrixi’ i policisë dhe Dumani i Skapit, që nuk e dinë se ku ndodhet ai. Ai është i lirë. Altin Hajri është i lirë dhe kërcënon njerëzit rrugëve. Troplini drejton defakto portin dhe lojërat. Po e mbush Durrësin në të 4-anët me lojëra fati, që ndan të ardhurat me PS-në dhe Edi Ramën. Bajrët po shndërrohen në një bankomat për shpërndarjen e narkoeurove sipas ligjit të bandës. Pëllumb Gjoka nga qelia drejton banditët e tij në Velipojë.

Lini një Përgjigje