Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka marrë sot vendimin sa i përket vijimit të mandatit të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejes, Krishtian Shkreli.
Kreu i KQZ, Celibashi ka vendosur që Krishtan Shkrelitë vashdojë mandatin si kryebashkiak, ndërsa u shpreh se “subjekti i propozuar nga PS nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit”.
“Ne konstatojmë se Kristian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, i propozuar nga PS, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit, vazhdimin e mandatit të Kristian Shkrelit si kryetar i Bashkisë Vau-Dejës. Ky vendim hy në fuqi me njëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ. Mund të bëhet ankimim në KAS prej 30 ditëve nga shpallja e këtij vendimi”, tha Celibashi.
KQZ ndërmori një hetim të thelluar për shkak se Kristjan Shkreli, ka deklaruar në formularin e dekriminalizimt, se ka ndryshuar mbiemrin nga “Shkreli” në “Kola”, dhe më pas nga “Kola” në “Shkreli”. Ndërkohë që ka deklaruar se ka jetuar për disa vite ne Torino të Italisë dhe është dëbuar nga ky shtet.
Çfarë u zbulua nga hetimi i thelluar
“b. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nëpërmjet komunikimit në rrugë elektronike, ka kërkuar informacion nga Zyra e Gjendjes Civile, e cila nga ana e saj informon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se subjekti vetëdeklarues z. Kristian Luigj Shkreli, në vitin 2007, rezulton se ka ndryshuar rubrikën e mbiemrit nga “Shkreli” në “Kola”, dhe më pas në vitin 2010, ka ndryshuar nga “Kola” në “Shkreli”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, verifikoi të dhënat në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z Kristian Luigj Shkreli. Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të z. Kristian Luigj Shkreli, rezulton se ka deklaruar:
•Në rubrikën I. “TË DHËNA PERSONALE”, PIKA B, “Gjenealitete të mëparshme” të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar se ka ndryshuar rubrikën e mbiemrit nga “Shkreli “ në “Kola”, dhe nga Kola në “Shkreli”.
• Në rubrikën III. “TË DHËNA MBI GJENDJEN GJYQËSORE TË PERSONIT”, të Formularit të Vetëdeklarimit, pyetjes 7 “A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj ?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’ duke deklaruar se në Torino Itali, në periudhën 2007, është ndaluar për mungesë dokumentacioni, për të cilën nuk disponon ndonjë akt që ka lidhje me deklarimin e faktit.
• Pyetjes 8 “A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 1 muaj?, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “PO’’ duke deklaruar se ka jetuar në Torino Itali për arsye emrigracioni në periudhën 2005 – 2007”, thuhet në projektvendimin e KQZ.
Më tej në raportin e hartuar për Kristjan Shkrelin sqarohen edhe korrespondencat me Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ka ndërmarrë në hetim të thelluar për Kristjan Shkrelin.
* Rezulton të jetë urdhëruar EKSPULS nga territori i shtetit italian, me vendimin nr.81/2007 të Prefektit të Provincës së Cuneos, për arsye se rezultoi i papajisur me dokumenta të rregullta qëndrimi në bazë të rregullave mbi qëndrimin e shtetasve të huaj.
* Për shtetasin shqiptar Kristian Shkreli është urdhëruar: EKSPULS (LARGIMI) NGA TERRITORI ITALIAN, konform Nenit 13, paragrafi 2 gërma b të Dekretit Legjislativ 286/98 ndryshuar me Ligjet nr. 189/02 dhe 271/04, që parashikon ekspulsin kur një shtetas i huaj nuk ka bërë kërkesë për pajisje me leje qëndrimi brenda afatit të parashikuar”- thuhet ne hetimin e prokurorise.
Me tej theksohet se: Por në konkluzione, theksohet se ndaj kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejes nuk ka dënime të formës së prerë, apo hetime në Shqipëri apo jashtë vendit.
“Për sa më sipër subjekti vetë deklarues, Z. Kristian Luigj Shkreli, Kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, Qarku Shkodër, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023, nuk përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë. Referuar të dhënave të disponuara kandidati nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit/ moszgjedhshmërisë”, thekson KQZ.
Lini një Përgjigje