TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2024, 13:23

Mesazh i trishtë i Dinora Neçit për të bijën Eleftheria Elefteriou, rrëmbyer e mbajtur peng nga babai në Qipro

Shkruar nga Pamfleti
Mesazh i trishtë i Dinora Neçit për të bijën
Familja Eleftheriou dhe vajza e rrëmbyer Eleftheria /

Unë, nëna e saj, do luftoj sa të jem gjallë, për tu bashkuar me vajzën time Eleftheria Elefteriou, ndërsa ju familja kriminale “Eleftheriou” në Qipro dhe bashkëpunëtorët tuaj, trafikantë të një rrjeti të organizuar ndërkombëtar, do të përgjigjeni përpara drejtësisë edhe për këtë krim të bërë ndaj meje dhe fëmijës tim të mitur...

Unë, Dinora Neçi, me shtetësi shqiptare e lindur më 03.06.1980 në Berat, Shqipëri; me gjendje civile beqare dhe gjendje gjyqësore penale të pastër, jam nëna e vajzës Eleftheria Elefteriou, shtetase shqiptare e lindur më 26.10.2011, me Pasaportë Shqiptare Nr. BB 8530785, e cila ligjërisht që nga lindja është nën kujdestarinë time të vetme dhe banore e përhershme në Shqipëri pranë familjes sime prindërore në adresën: Rruga “Neshat Polovina”, Ap. Nr. 220/11-Berat.

Por në datën 09/11/2015, vajzën ma rrëmbyen 7 policë gjermanë në stacionin policor të Hahn-Frankfurt, duke ushtruar dhunë ndaj meje dhe asgjësim të pasaportës shqiptare, sepse ishin paguar nga babai biologjik, ish-bashkëjetuesi im, shtetasi greko-qipriot Nikolas Eleftheriou.

Tashmë vajza ime e rrëmbyer 4 vjeçe, është 13-vjeçare, por unë nëna e saj Dinora Neçi, prej 9 vitesh nuk e kam parë dhe nuk kam kontaktuar me të, sepse nuk ma lejon rrëmbyesi dhe peng-mbajtësi i saj, babai biologjik në adresën: “Fshati Ormideia, rruga Modestos-Pantelis nr. 9-Qipro”.

Mesazhi Dinora Neçi për vajzën e saj dhe akuza për babain biologjik qipriot që e ka rrëmbyer:

- Jam nëna e Eleftheria Elefteriou!  Jam gjallë dhe dua të flas me vajzën time! E mbrojta Elefterian me te gjitha forcat, nga përpjekja juaj mizore për të ma abortuar.

E mbajta në bark për 9 muaj dhe e solla në dritë duke i dhënë jetë krijesës sime të mrekullueshme. Unë luftova kundër akteve tuaja çnjerëzore dhe e rrita e vetme për katër vjet, sepse ti babai i saj i papërgjegjshëm, i pamëshirshëm e sadist, e braktise kur ajo ishte 7 muajsh.

Elefteria nuk e di të vërtetën mizore që ju i keni mbajtur të fshehur që kur e rrëmbyet atë me dhunë e letra false. Ajo nuk di për martesën false qipriote, të kryer nga ju në bashkëpunim me organizatorin dhe trafikantin Dimitris Frangou e zyrtarë të korruptuar qipriotë.

Ajo nuk e di, që nëna e saj mbahej klandestine, e rrëmbyer, peng dhe e trafikuar në tokën qipriote kur ajo lindi. Ajo nuk e di që ju familja Eleftheriou korruptuat drejtuesit e spitalit “Archbishop Makariou-3” në Nikosia, për gjoja shtrimin tim të paligjshëm dhe për lindjen e saj nëpërmjet dokumentacioneve false në zyrën e gjendjes civile në Larnaka, për t'i dhënë asaj identitet të paligjshëm dhe një mbiemër të paligjshëm “Eleftheriou”.

Vajza ime, nuk e di që ju keni korruptuar Zyrën e Qytetarëve të Larnakës duke siguruar nënshtetësinë e saj të paligjshme qipriote, pasaportën false qipriote, kartën e identitetit false qipriote dhe kartën e shëndetit false qipriote, pikërisht për ta shkëputur nga unë, nëna e saj!

Vajza ime nuk e di, se është viktimë e krimeve të persekutimit dhunës psikologjike, trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues, vjedhjes së të miturve, rrëmbimit dhe pengmarrjes ndërkombëtare në rrethana rënduese, të zhdukjes me forcë dhe trafikimit të fëmijëve që nga lindja.

Vajza ime Eleftheria Elefteriou, nuk e di, që ti babai i saj biologjik, u përpoqe ta na vrisje nënë e foshnje, një javë para se ta sillja në jetë, përmes kurthit me makinë, por nuk di as për aktet e tua të dhunës së egër fizike dhe se ke tentuar t'i mbytësh nënën e saj, kur vajza ishte 4 muajsh.

Vajza ime Eleftheria Elefteriou, nuk e di, që ju keni tentuar të vrisni nënën e saj në stallën tuaj në “Achnagal” më 9 maj 2013, para syve të saj; por as që keni korruptuar zyrtarë qipriotë duke përfshirë policë, avokatë, punonjës socialë, zyrtarë të gjykatave, të Prokurorisë së Përgjithshme të Nikosisë, të Gjykatës së Lartë të Nikosisë, zyrtarë të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Shoqërore etj., për të rrëmbyer vajzën time vetëm 4 vjeçe.

Vajza ime, Eleftheria Elefteriou, nuk e di që ju keni korruptuar Ministrinë e Drejtësisë të Qipros dhe të Shqipërisë, duke dërguar në gjykatën e Beratit, dokumente false gjyqësore qipriote; dhe se kjo e fundit, nëpërmjet një procesi e vendimi gjyqësor fals, jua shiti vajzën time.

Elefteria nuk e di se është SHITUR nga shteti shqiptar! Ajo nuk e di, se pas rrëmbimit me akt terrorist të 7 policëve të paguar në Gjermani; ju dhe familjarët tuaj, me fuqitë kriminale keni blerë zyrtarët drejtësisë gjermane.

Ajo nuk e di, që arritët të trafikoni nënë e bijë në tokën qipriote, përmes korrupsionit të zyrtarëve qipriotë, gjermanë, shqiptarë dhe me bashkëpunimin e Policisë së Aeroportit në Athinë.

Eleftheria nuk e di, se si më shumë se 20 policë të Burgut Qendror të Nikosias, më rrahën barbarisht më 22 mars 2016, duke më lidhur në një barrelë hekuri, ndërsa unë thërrisja me dëshpërim emrin e vajzës.

Ju nuk e dini, se si dy oficerët e burgut të Nikosia, Christina Georgiou dhe Maria Neophytou, përmes mashtrimit dhe më pas dhunës mizore, më mbyllën në spitalin psikiatrik “Athalassa 24” në Nikosia, për të më shkatërruar psikologjikisht, në mënyrë që të mos dëshmoja skenarin për rrëmbim e vajzës sime, qëllim në të cilin ju DËSHTUAT!

Eleftheria nuk e di, se në rrëmbimin dhe trafikimin e saj në tokën qipriote, përveç Policisë së Qipros dhe institucioneve të tjera përgjegjëse qipriote, janë të përfshirë edhe pronarja e shkollës private, Philio Christodoulou, drejtori i shkollës fillore, Ormidia Stelios Agapiu dhe drejtori i gjimnazit të “Xilotimbou”, Perdikos Loizos.

Zemra e saj fëminore, nuk di që është transferuar si mjet pazari nga një vend në tjetrin; është kthyer në një objekt shkëmbimi në një treg mizor dhe të paskrupullt, të organizuar dhe financuar prej babait të saj biologjik Nikolas Eleftheriou që e ka rrëmbyer.

Eleftheria nuk e di, që nënë e bijë, jemi viktima të krimit të organizuar dhe korrupsionit trans-nacional të krimeve kundër njerëzimit. Ajo nuk e di, që nga data 10 nëntor 2015 deri më sot, 9 prill 2024, kanë kaluar 3074 ditë që është trafikuar në territorin qipriot.

Por tani, për Eleftherian time të ëmbël, ka ardhur koha të zbulojë të vërtetën: Gënjeshtrat dhe mashtrimet tuaja, që i kanë errësuar njohuritë e saj për botën dhe për vetë ekzistencën e saj si një fëmijë e lirë, do të shemben si një kështjellë rëre në erën e së vërtetës.

Është koha për të çliruar shpirtin e saj nga pesha e gënjeshtrave tuaja të pamëshirshme dhe të përqafojë dritën e së vërtetës, prandaj, unë nëna e saj, Dinora Neçi, sa të jem gjallë, do luftojë për tu bashkuar me vajzën time Eleftheria Elefteriou, duke i dhënë dashurinë e motrës së saj të vogël, Isabella, të gjyshes së saj Ina, të tezes së saj Ivana dhe kushërinjve të saj Ennis e Crystal.

Drejtësia do ta zbulojnë dhe pranojë të vërtetën, ndërsa ju familja kriminale “Eleftheriou” dhe bashkëpunëtorët tuaj, trafikantë të një rrjeti të organizuar trafikimi ndërkombëtar, do të përgjigjeni përpara organeve gjyqësore kompetente edhe për këtë krim të bërë ndja meje dhe fëmijës tim të mitur. (Shkruar nga: DINORA NEÇI)

dinora neçi eleftheria elefteriou

Lini një Përgjigje