
Avokati Spartak Ngjela, ka folur sa i përket vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë. Ai u shpreh se pas përjashtimit të tyre, do të nisë procesi penal për veprat që kanë kryer në kundërshtim me ligjin, duke përfituar pasuri të pajustifikuara.
Avokati tha se në Washington po përgatiten hetues të rinj për të përballuar numrin voluminoz të dosjeve të shumta të hetuara nga drejtësia shqiptare.
“Po me gjyqtarët çdo bëhet? Do fillojë procesi penal, nuk ka asnjë diskutim. Nuk ka fuqi SPAK-u për goditje të mëdha në numër. Se çfarë do bëjë superfuqia që e ka në dorë SPAK-un, sesi do ta zgidhë çështjen e sasisë së madhe të dosjeve dhe numrit të vogël të hetuesve, këtë do e shikojmë hap pas hapi”, tha Ngjela për "Top News".
Lini një Përgjigje