Ditën e sotme u mbajt në GJKKO seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili ishte nën hetim pë çështjen e Gërdecit.
Në një komunikim për mediat pas daljes nga seanca, Mediu tha se po tentohet të mbyllet me shpejtësi procesi, por nuk tregoi se cilat ishin përgjegjësitë e tij.
Ai u shpreh se duhet të faktojnë përgjegjësinë e tij në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre në shpërthimin e Gërdecit. Mediu shtoi se edhe Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha duhet të japë versionin e tij, edhe pse është në SHBA, Mediu theksoi se nuk është e vështirë të gjendet adresa e tij.
“Ashtu siç u kërkua thirrja e dëshmitarëve, prokuroria ka sjellë një volum shkresash pa përcaktuar asgjë. Por pa përcaktuar dhe përgjegjësitë e ministrit. U tha se ishte salduar një karrocë. I kërkuam prokurorisë që të na thotë se ku është përgjegjësia e ministrit në kuadër të shpërdorimit të detyrës. Nëse nuk hyhet në thelb të së vërtetës, mendoj se është një proces që të kalohet te procesi i radhës. Sikur duan që të mbarojë seanca shpejt. Se çfarë ka ndodhur në Gërdec, njerëzit e dinë, se çfarë ka bërë ministri, atë duhet të faktojnë. Unë duhet të analizoj ekspertizën e amerikanëve. Ata kanë lënë 5 shkaqe në fuqi. Nuk u bë herën e parë, ndaj mendoj se duhen marrë në konsideratë të gjitha gjërat. Nuk merret ministri me çështjet e kalibrave. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm duhet të japë versionin e tij. Nuk është e vështirë që të gjendet adresa e tij në SHBA.”, tha ai.
GjKKO vendosi sot të administrojë procesverbalin e dëshmisë së ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha në gjyqin ku ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë I pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me masakrën e Gërdecit. Më 15 mars 2008 nga shpërthimi i një punisheteje demontimi të armëve humbën jetën 26 persona e qindra u plagosën.
Për Luan Hoxhën, u vendos të administroheshin dëshmitë e dhëna më datë 17.02.2009 si person i pandehur. Ndërkohë nga avokatët e Mediut dhe nga avokati i viktimave u këmbëngul që Luan Hoxha të pyetet me letërporosi ose përmes video konferencës.
Lini një Përgjigje