TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2024, 11:09

"Drejtues të lartë dalin në përgjimet e 'Sky Ecc'", Karamuço: Do ketë arrestime në Policinë e Shtetit

Shkruar nga Pamfleti

"Drejtues të lartë dalin në përgjimet e 'Sky

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar arrestime të bujshme në radhët e Policisë së Shtetit.

Duke folur në emisionin “3D”, Karamuço theksoi se deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumani për policinë e Shtetit tregoi se kjo e fundit ka sabotuar sekretet hetimore.

Ai vuri në dukje se persona në kupolën e lartë të policisë së Shtetit apo edhe drejtues së policisë në qarqe dalin në përgjime në aplikacionin SKYECC, ndërsa shtoi se së shpejti shumë prej tyre mund të bien në pranga.

“SPAK-u e ka të vërtetuar që herë pas here policia e Shtetit e ka sabotuar në sekretin hetimor. SPAK-u ka vetë probleme të sekretit hetimor, por në disa raste edhe policia e Shtetit ku kanë qenë persona në grupe të caktuara kriminale, ju kanë thënë ikni dhe kanë ikur. Por tani po flasim për një kontekst tjetër, ku flitet se ka persona në kupolën e lartë të policisë së Shtetit dhe drejtues të policisë së qarqe, për shkak se kanë dalë në përgjime në SKY ECC. Disa burime flasin, që janë hetime duke u zhvilluar dhe po dalin emra të rinj.

Disa që nuk kanë shkruar por kanë dalë nga të tjerët. Disa që nuk kanë shkruar por që e kanë pasur numra të regjistruar dhe kodet. Të shohim deri ku do shkojë kjo dhe priten arrestime të shpejta. Fakti që e ka përmendur drejtuesi i SPAK-ut afërmendsh të çon që ka një goditje që do të ndodhë dhe të shpejtë”, u shpreh Karamuço.

Lini një Përgjigje