
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi masën e sigurisë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Ai shprehet në rrjetet sociale se kishte dëgjuar zëra për një lëvizje të tillë të SPAK, por nuk e kishte besuar.
Sipas tij, kjo është një goditje e fortë që Ram i bën zëvendëses së tij. Berisha shkruan se përgjegjësia është e Edi Ramës për të gjitha aferat e mëdha me rrugët.
“Por ndonëse e di se Edi Rama në të gjithë qenien e tij çnjerëzore, nuk besoj se do zgjidhte formën më poshtëruese për të larë hesapet me njeriun që prej 25 viteve kishte ndarë çdo gëzim dhe hidhërim dhe që e kishte bashkëpunëtore luajale në çdo vjedhje. E vërteta është se dokumenta të pakundërshtueshme tregojnë se nuk ishte ai që hante fiq dhe kumbulla pas shpinës së Lubisë.
Me të drejtë pyetja: pse Rama nuk i kërkoi Lubisë dorëheqjen, që do t’i jepte edhe ndonjë pikë? Pse ai nuk e shkarkoi siç i takonte, në rast se refuzonte dorëheqjen, por zgjodhi trajtimin e saj sikur të ishte magazinierja e Këshillit të Ministrave?
Përgjigjja është vetëm një: atij nuk ia mbante! Nuk ia mbante sepse në dy aferat e mëdha, tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, iniciator e vendimmarrës i vërtetë është Rama dhe jo Lubia.
Por a shpëtoi Rama me këtë akt makbethian ndaj bashkëpunëtores së tij më të afërt? Jo dhe jo!”, shkruan Berisha.
Lini një Përgjigje