TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2024, 13:17

Marshimi në Shkodër, Noka: Policia njësh me krimin, shkaktari i vetëm është Edi Rama!

Shkruar nga Pamfleti

Marshimi në Shkodër, Noka: Policia njësh me krimin, shkaktari i

Prej më shumë se një orë, qytetarë të ndryshëm dhe përfaqësues të opozitës kanë nisur një marshim protestë në Shkodër, kundër rritjes së kriminalitetit.

Marshimi vjen pas atentatit të së martës, ku u vranë 3 persona, një prej të cilëve e pafajshme.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, duke folur nga tubimi , tha se protesta e sotme është kundër krimit me fytyrë shtetërore.

“Shkodra sot është djepi i krimit të organizuar dhe shkaktari i vetëm është Edi Rama dhe rilindja. Prandaj jemi këtu për të sensibilizuar qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë kundër këtij krimi. Nuk mundet Shqipëria, që ka hapur kapitujt e negociatave dhe është anëtare e NATO-s, të jetë vendi i krimit të organizuar, djepi i mafies”, tha Noka
Ai akuzoi edhe policinë e shtetit që është bërë njësh me krimin dhe i gjithë ky regjim është nën kthetrat e krimit.
“Policia nuk ka kohë të merret me ligjin, ka dalë nga binarët e ligjit pasi është një narkopolici. Në momentin që policia ka në fokus luftën kundër opozitës, kjo është domethënëse. Policia është njësh me krimin, sikundër i gjithë regjimi është nën kthetrat e krimit. Shqiptarët nuk mund të pranojnë një krim që është nën kthetrat e krimit”, tha Noka.

flamur noka proteste shkoder

Lini një Përgjigje