
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi mori pjesë në protestën që po zhvillohet në Shkodër, 3 ditë pas ngjarjes së rëndë, ku 3 persona humbën jetën, si pasojë e një atentati mafioz.
Bardhi tha se çdo qytetar duhet të shprehë mosdakordësinë e tij ndaj pushtetit që ka marrë krimi i organizuar.
“Ngjarja që ndodhi pak ditë më parë krijon terror. Sot jemi në një tubim paqësor për të kundërshtuar pushtetin që krimi i organizuar të marrë, jo vetëm në Shkodër, por kudo në Shqipëri. Secili prej nesh duhet të protestojë”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje