TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2024, 20:16

“Flutura Basha mund të ishte gjithsecili nga ne”, Berisha thirrje për protestë pas masakrës me tre të vrarë në Shkodër!

Shkruar nga Pamfleti

“Flutura Basha mund të ishte gjithsecili nga ne”, Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij nga dritarja e banesës ku po vuan masën “arrest shtëpie”,  komentoi masakrën me tre të vdekur në Shkodër, ku bëri fajtor institucionet.

Ai ju bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë në protestën e organizuar në këtë qytet duke thënë se nesër të marshojmë në Shkodër, sepse Flutura Basha e cila mbeti viktimë e pafajshme e atentatit mund të ishte secili prej nesh.

Në atë masakër humbi jetën një nënë e tre fëmijëve, një zonjë, një motër, bashkëshorte, tek kthehej nga puna tek fëmijët e saj. Ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, bashkëshorti i saj. U ekzekutuan në publik dy të rinj, por gjer sot, gjer sot, ministri i krimit nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme për krimin e shëmtuar të bandës së qeverisë.

Gjer sot, prefekti apo kreu i bashkisë i instaluar nga banda e partisë nuk kanë guxuar të shqiptojnë një fjalë të vetme, për krimin makabër, masakrën, përgjakjen e qytetit dhe viktimat e pafajshme. Mbrëmë kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, Edi Rama edhe pse u pyet direkt për këtë masakër, në një akt cinik të një shpirti katran, nuk gjeti një fjalë të vetme të ngushëllonte familjet e viktimave.

Nuk gjeti një fjalë të vetme të dënonte vrasësit e partisë shtet. U përgjigj se krimi sot, është më i zbrapsur se kurrë dhe se ajo vetëm ishte një tragjedi. Po se ishte një tragjedi nga përmbytja, apo aksident, apo masakër nga banda e partisë? Pra kreu i narkoshtetit, lejtnantët e tij, nuk kanë guxuar, kanë kaluar dy ditë, të dënojnë aktin kriminal, masakrën e bandës së tyre. Të shprehin ngushëllime familjes së viktimave, sepse janë sponsorizuesit, frymëzuesit e masakrës”, tha Berisha.

berisha

Lini një Përgjigje