Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka komentuar atentatin mafioz me 3 viktima në Shkodër.
Ai tha se krimi tashmë po bashkëpunon me bandat e pushtetit, teksa iu referua kryeministrit Rama.
Paloka u shpreh se Shkodra nuk mund të krahasohet as me Palermon, pasi krimi aty është në nivelet më të larta. Sipas tij shteti është pjesë e krimit, ndërsa policia gjithashtu bashkëpunëtore në krim.
Paloka theksoi gjithashtu se jo vetëm Shkodra por edhe qytetet e tjera janë në të njëjtat pozita kriminale, ndërsa banda e Qeverisë tha ligjvënësi demokrat, ka vënë një ‘’rregull”, ndaj dhe nuk dëgjohen krime në qytetet e vogla.
Sipas demokratit, bandat e pushtetit jo vetëm hyjnë në vjedhje votash por ato janë prezentë dhe me eliminimin fizik të kundërshtarëve politik të Ramës.
“Në Shkodër ka polici. Opozita ka denoncuar. Ishte denoncuar tentativa për vrasje dhe viktima as nuk ishte në ruajtje. Ka polici dhe ajo është pjesë e krimit. Ka dalë në të gjitha përgjimet se si drejtuesit e jo vetëm, janë pjesë e bandave. Bëhen pjesë e krimit dhe organizojnë atentate e vrasje. Mbajnë bandat e qeverisë, i japin të gjitha lehtësitë. Bajrat ditën e zgjedhjeve ishin të shoqëruar me polici. Shteti është pjesë e krimit, policia vetë, bashkëpunëtore e krimit. Të ishte në Shkodër, jo është, Durrësi, Vlora, Elbasani e të tjerë që janë në këtë pozitë kriminale dhe kanë dalë jashtë kontrollit. Bandat e pushtetit ekzistojnë në çdo qytet. Banda e qeverisë ka vendosur ’rregullin’ ndaj nuk dëgjojmë këto krime të rënda.
Prej bandës së pushtetit në Shkodër, po vijnë zgjedhjet duhet të bëjmë ca pastrime. Jo vetëm hyjnë në vjedhje votash por edhe në eliminimin fizik të kundërshtarëve politik të Ramës. Të pafajshëm ishin edhe këta që u vranë, djem të ri që s’kanë asnjë çështje për drejtësinë. U vranë veç për emrin që kanë. Ka reaguar Beci? Është vrarë djali i kundërshtarit politik në zgjedhje.
Ka heshtur se është nën urdhrin e bandës dhe nën urdhrin e kapo-bandës, Ramës. Kur kjo polici identifikon qindra protestues, nuk kontrollon dot një bandë në Shkodër, apo nuk ruan një individ që denocnoi atentatin ndaj tij. Është e njëjta. I sheh, bashkëpunon me ta. Do të shkojmë të protestojmë. Janë skenat e Palermos.
Qytetarët janë detyruar të dalin në protestë kundër bandës. Është nismë e shkodranëve për këto që po ndodhin. Sot ka përfunduar në strofullën e ca bandave që e kanë kthyer qytetin në mesjetë. Sot edhe kryebashkiaku s’është gjë tjetër veçse pjesë e bandave dhe krimit në atë qytet
T’i themi ndal krimit, edhe ata që s’e shohin këtë që po ndodh në Shqipëri t’i kthejnë sytë. Sepse s’ka më as stabilitet në vend, asgjë”, tha Paloka për “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje