TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2024, 21:51

Marrëveshja Rama-Berisha, Arlind Qori në “Të Pashoq”: Jo pakti më i rrezikshmi, ka disa që bëhen në heshtje!

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja Rama-Berisha, Arlind Qori në “Të Pashoq”:

I ftuari i mbrëmjes së sotme në “Të Pashoq” është kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ku ndër të tjera, ai foli edhe sa i takon paktit të ditëve të fundit Rama-Berisha.

Qori tha se kjo marrëveshje mes Rithemelimit dhe PS nuk është ndër më të rrezikshmet, kjo pasi sipas tij, ka disa marrëveshje që bëhen fshehurazi të  cilat e dëmtojnë më shumë vendin.

Pjesë nga intervista:

Tashmë që është konkretizuar bashkëpunimi mes Rithemelimit dhe PS, e quani dhe ju Pazar undreground, pazarin mes tyre?

Arlind Qori: Ky është Pazar i dukshëm. Ky pazar i dukshëm, në fakt është pazar i dëmshëm, por më pak i dëmshëm se pazaret e padukshëm. Ata bëjnë pazare. Ja t’ju jap një rast. Është dhënë një leje ndërtimi pas Teatrit të Operas dhe Baletit, një nga parqet më të fundit të Tiranës po shkatërrohet.

Po ngrihet një kullë që thuhet se do të jetë më e lart në Ballkan. Lejen e ka firmosur Edi Rama, Sali Berisha ka heshtur. Të gjithë faktorët e opozitës parlamentar kanë heshtur. I gjithë spektri politik shqiptar përveç Lëvizjes BASHKË që kanë thirre disa protesta, të tjerët kanë heshtur.

Po në këtë rast pazari, për të cilin po flasim, Rithemelimi -PS ku konsiston?

Arlind Qori: Ata bëjnë pazare çdo herë për të avantazhuar oligarkinë ekonomike njëri me firmë, e tjetri me heshtje.

Po të kujtojmë kohë më parë kryeministri Rama është stërbetuar që nuk bashkëpunon me non-grata

Arlind Qori: Kjo është çështje e dorës së dytë.

Po ju pyes në aspektin politik mbi këtë Pazar?

Arlind Qori: Unë pashë komisionet që janë miratuar. Një nga komisionit që nuk është miratuar është ai për Portin e Durrësit. Dhen kjo ka ardhur për shak se janë futur oligarkët shqiptarë. Dhe po u futën oligarkët shqiptarë Edi Rama nuk lejon komisione hetimore edhe Berisha gjithashtu. Madje Berisha është gati të tërhiqet nga kërkesa për komision.

Lini një Përgjigje