TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2024, 08:33

Marrëveshja mazhorancë-opozitë, Lubonja: Lojë e Ramës, po rregullon imazhin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja mazhorancë-opozitë, Lubonja: Lojë e Ramës,

Analisti Fatos Lubonja, ka folur lidhur me bisedimet mes mazhorancës dhe opozitës për rikthimin e normalitetit në Parlament.

Lubonja u shpreh se mazhoranca në raport me opozitën është më e fortë dhe “pasi e ka goditur atë, tani po luan”.

Sipas tij, me këtë lëvizje kryeministri Rama përfiton më shumë duke rregulluar imazhin, por edhe opozita ka fituar diçka duke mos pasur kundërshtimin e SHBA-ve.

“Kjo që po ndodh është sikur dikush të ka vjedhur paratë dhe ti ia kërkon dhe meqenëse ai është i fortë të ofron 20%. Kjo është opozita në raport me Ramën. Mendimi im është se gjithë këto, nuk bëhet fjalë për ndonjë fitim, por për një luajtje si macja me miun. Pasi e ka goditur dhe e ka kapur miun, macja luan pak, kjo është loja e mazhorancës. Në këtë lojë mjaft t’iu kujtoj se këtej u bë kjo marrëveshje, ku nga 8 komisione merren 2. Ti kur bëre atë te dy të fundit kishe ngarkesën e 6 të tjerëve dhe tani i merr sipas ligjit të Ramës.

Rama këtu rregullon një lloj imazhi që i ishte prishur brenda dhe jashtë vendit dhe luan si macja me miun sepse hap dhe 21 janarin. Ky nuk e ka fare problem për të shkelur marrëveshjet. Dicka ka fituar opozita si imazh mendoj nëse ka fituar të mos ketë kundërshtimin e SHBA. Por edhe ata qetësi duan, iu dha një krodhe aty dhe thonë se Shqipëria është një vend normal. Opozita aksionin e bëri për të thënë që vendi nuk është normal, por me këtë lëvizje kthehen në fasadë sërish. Sigurisht që me këtë marrëveshje Rama fiton më shumë”, tha Lubonja për “News 24”.

Lini një Përgjigje