TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2024, 22:38

‘Vetëm diçka është e panegociueshme’, Arlind Qori tregon kushtin për aleancat në zgjedhjet e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

‘Vetëm diçka është e panegociueshme’, Arlind

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, deklaroi se do të dalë në fushatë për zgjedhjet e ardhshme vetëm.

Qori thekson se forca që ai drejton do të jetë e hapur për aleanca me forca të tjera politike që nuk kanë ndyrë duart në të shkuarën, por vetëm me një kusht, që të denoncojnë oligarkinë emonomike.

“Ne jemi në një aksion politik do të bëjmë fushatë në të gjithë Shqipërinë. Na duhet një gjë shumë e thjeshtë: zëri.

Aksioni ynë i ardhshëm politik do të jetë kundër ndotjes së ajrit në Tiranë që po na vret dhe ai është i lidhur fund e krye me ndërtimet dhe me cilësinë e karburantit. Do të denoncojmë qeverinë, bashkinë dhe interesat e oligarkëve ekonomikë.

Ne kemi një përvojë shumë të mirë në zgjedhjet e kaluara, që dimë ta bëjmë shumë mirë fushatën, por jemi të hapur për bashkëpunim me parti që nuk kanë ndyrë duart në të shkuarën, por vetëm me një kusht. Çdo gjë është e negociueshme. Edhe programi është i negociueshëm. Ajo që është e panegociueshme është ajo që thashë më herët: elefanti në dhomë. Alternativa morale është që të denoncosh oligarkinë ekonomike dhe të japësh një alternativë zhvillimore dhe dmeokratike. Nëse subjektet e reja nuk do të arrijnë në këtë lartësi, do të meken. Ky është kushti se ti mund të hysh në parlament, por nëse nuk guxon të denoncosh sot, nesër në parlament do ta shitësh votën. Do t’i duhen Ramës tre deputetë, të rroftë ty që të shpërbëhet koalicioni rrugës. Pra bashkëpunim po, por me alternativë morale dhe denoncim i oligarkisë ekonomike”, tha Qori në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

 

arlind qori kusht aleanca zgjedhjet e ardhshme

Lini një Përgjigje