Kompania shqiptare Albgaz ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me vlerë 6 miliardë dollarë me dy kompani të mëdha ndërkombëtare, një amerikane dhe një greke, në sektorin e energjisë.
Projekti lidhet me një nismë ndërkombëtare në fushën e gazit natyror, që parashikon furnizimin nga Shtetet e Bashkuara dhe përpunimin në gaz të lëngshëm për tregun e Europës Jugore.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij partneriteti me SHBA-të dhe ndikimin që ai pritet të ketë në transformimin energjetik të vendit. Sipas tij, objektivi është që Shqipëria të shndërrohet në një qendër energjetike rajonale dhe, brenda këtij mandati, të arrijë statusin e eksportuesit neto të energjisë.
“Partneriteti ynë me SHBA-të që mbështetet në zotimin e përbashkët ndaj sigurisë energjetike dhe për një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë. Sot ne vijmë nga Veriu ku jo shumë kohë më parë prezantuam një investim me SHBA-të për energji nga era. Janë pjesë e një transformimi që po e nisim nga Vlora. Ajo çka sot është ende një aset që s’kemi mundur ta përdorim, do të shndërrohet në një aset kaq të vlefshëm saqë do t’i japë Shqipërisë pozitën e një qendre energjetike, që përfshin prodhimin e energjisë, infrastrukturën dhe tregjet rajonale. Partneriteti me SHBA-të ka natyrë gjithëpërfshirëse, sepse ai kombinon sigurinë afatgjatë në furnizime, zhvillimin e infrastrukturës kritike, ekspertizë në sektorin privat dhe një angazhim të përbashkët gjeopolitik. Këtu vijmë te personi që i detyrohem një shprehje të thellë mirënjohje, ambasadores që ka meritën të mos të na bëjë të ndihemi jetimë, pasi prej kohësh s’kemi ambasador. Faleminderit ambasadore Kimberli Guil-foili për këtë përpjekje!”, tha Rama.
Marrëveshja konsiderohet një hap i rëndësishëm në drejtim të forcimit të rolit të Shqipërisë në tregun energjetik rajonal dhe rritjes së sigurisë energjetike.
Cdo here qe flitet per "investitor amerikan" kane dale ca super mashtrues qe me ameriken kane lidhje vetem me procedura formale. Me kujtohet "investitori amerikan" i ARMO-s qe zbriti me helikopter te KPTHN dhe vk.m u perpoq ta shiste si sukses, mbas tij doli 1 "investitor" vendas dhe fundi dihet..uzina shkoi per skrap.