Pas mëse 2 vitesh, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen në Gjykatën e Apelit, por nuk është çudi, që Apeli ta rikthejë në Shkallën e Parë, dhe të përsëritet “rreth-rrotullimi” i gjykimit deri në Gjykatën e Lartë e përsëri në shkallën e parë pa u dhënë vendim përfundimtar...
Nuk ka asnjë shenjë, përfundimi i luftës së Foltores nën drejtimin e Sali Berishës, për të marrë vulën dhe logon e PD-së, që ai të legjitimohet si kryetar i saj e për rrjedhojë grupimi i tij të regjistrohet si PD zyrtare.
Luftën për vulën dhe mandatimin e tij si kryetar i PD, Sali Berisha e filloi më 12 shtator 2021, pas përjashtimit nga partia e grupi parlamentar, që kryetari Lulzim Basha i bëri në emër të kryesisë, konferencës së kryetarëve të degëve e këshillit kombëtar.
Më 5 tetor 2021, Sali Berisha e shpalli zyrtarisht luftën për pushtimin e PD dhe marrjen vulës, ndërsa në kogresin e 11 dhjetorit në stadium, u vetë-shpall kryetar partie dhe krijoi struktura partiake paralele, duke deklaruar shkarkimin e strukturave drejtuese legjitime të partisë.
Kur e pa që kryetari Lulzim Basha dhe strukturat e PD-së, nuk ia dorëzuan vulën e selinë, dhe zhvilluan një kongres ri-konfirmimi në krye të partisë; Sali Berisha urdhëroi pushtimin dhe marrjen me dhunë të PD.
Më 8 janar 2022, ai organizoi dhe realizoi, sulmin e parë fizik mbi selinë e partisë duke e shkatërruar atë, ndërsa më 25 mars e pushtoi po dhunshëm, i lejuar në heshtje nga policia që nuk ndërhyri teksa doktori pushtonte forcërisht selinë e PD-së.
Por vendimi klientelist i gjyqtarit Agron Zhukri, që njohu Foltoren si PD dhe Sali Berishën si kryetar të saj. Pas këtij vendimi, lufta për vulën është kthyer në luftë ligjore mes PD-së zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha dhe Foltores të drejtuar nga Sali Berisha, që po vepron si PD e madje është njohur si e tillë edhe nga mazhoranca qeveritare, kur nuk është e regjistruar si parti.
Mes PD-së legjitime dhe të vetë-shpallurës PD, po qëndrojnë dhe veprojnë si arbitër gjykatat e tre niveleve, duke e kaluar disa herë “fitoren”, nga njëra palë te tjetra, por pa i dhënë fund kësaj çështjeje që kërkon vetëm 10 minuta kohë.
Është çmenduri edhe ta mendosh, që lufta për vulën, logon dhe selinë e PD, ka filluar qysh në muajin tetor 2021, ose 5 muaj para nisjes së luftës ruse në Ukraninë dhe nuk po përfundon e nuk ka shenja të përfundojë.
Pas mëse 2 vitesh mbajtje në sirtar, çështja e vulës së PD shkoi deri në Gjykatën e Lartë, por kjo gjykatë, me një arsyetim jo ligjor për ta mbajtur pezull e ktheu përsëri në Gjykatën e Apelit, kur ishte kompotencë saj për ta mbyllur si çështje, ndaj quhet gjykim i lartë e final.
Por nuk është çudi, që Gjykata e Apelit ta rikthejë në Shkallën e Parë, dhe të përsëritet “rreth-rrotullimi” në shkallët tjera përsëri deri në Gjykatën e Lartë dhe rikthim në shkallën e parë pa u dhënë vendim përfundimtar.
E vetmja gjë që nuk po bëhet është kjo: SPAK nuk po merr të pandehur Sali Berishën, i cili po përdor vulë e logo të PD-së, kur nuk është PD-ja e regjistruar në gjykatë; por SPAK, nuk po i kërkon as Lindita Nikollës, të mos pranojë shkresat e Foltores me vulën false si PD./Pamfleti
Lini një Përgjigje