TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2023, 20:34

Luan Baçi: Zgjedhjet i humbëm sepse Rama intimidoi votuesit, ju tha rrini në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Luan Baçi: Zgjedhjet i humbëm sepse Rama intimidoi votuesit, ju tha

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, mbështetës i Sali Berishës, tha se opozita nuk i shmanget përgjegjësisë për humbjen në 14 maj, e pikërisht për këtë, thotë se po bëhet analiza se përse humbën në zgjedhjet vendore. I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN, Baçi nuk specifikoi se sa kohë do të marrë dokumentimi dhe mbledhja e fakteve në atë që ata quajnë masakër elektorale.

“Nuk i shmangemi përgjegjësisë për problematikat që kemi, denoncime i kemi bërë herë pas here, dokumentimi dhe mbledhja me fakte dhe bërja e një dosje të saktë, do kohën e saj dhe strukturat janë në punë e sipër, mendoj se edhe ju si media ka parë që zgjedhjet kanë qenë me problem dhe shqetësime”, tha Luan Baçi

Ai bëri fajtor edhe retorikën e kreut të qeverisë Edi Rama, sipas së cilit thirrja e tij për të mos votuar në 14 maj është marrë e mirëqenë nga votuesit dhe solli pasoja për elektoralin e djathtë. Baçi e pranon se edhe përçarja në PD, ishte një arsye për humbjen.

“Qytetarët janë intimiduar nga thirrja e kryeministrit, siç ishte thirrja për të mos votuar, ka edhe një arsye tjetër që është që PD e dalë me 2 kandidat, dhe ajo pjesë e demokratëve me mos orientimit, me nostalgjinë për logon”, u shpreh deputeti. 

baci zgjedhjet

Lini një Përgjigje