TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2023, 19:21

Benet Beci mesazh qytetarëve: Ta bëjmë bashkë rrugëtimin për ndryshimin e Shkodrës, ju falënderoj për besimin që më dhatë

Shkruar nga Pamfleti

Benet Beci mesazh qytetarëve: Ta bëjmë bashkë

Kryebashkiaku i ardhshëm i Shkodrës, Benet Beci u është drejtuar me një mesazh qytetarëve për besimin që i dhanë në këto zgjedhje. Ai fitoi me mbi 10 mijë vota diferencë dhe për herë të parë Shkodra do të drejtohet nga një kryebashkiak i majtë.

Në rrjetet sociale, Beci falënderon ata që i besuan vizionit të tij, teksa ka kërkuar bashkëpunim me të gjithë për të bërë më të mirën për Shkodrën. Ai ka deklaruar se pret ide dhe projekte për një Shkodër sa më të lulëzuar.

Po ashtu Beci shkruan se po bëhen hapat e fundit proceduralë para se të marrë zyrtarisht detyrën.

Të nderuar bashkëqytetarë!

Procedurat për të marrë zyrtarisht detyrën që ju më ngarkuat po  ndjekin ecurinë e duhur ligjore. Duke më zgjedhur për kryetar bashkie të qytetit tonë, më keni vënë në pozita të forta përgjegjësie e për këtë ju jap fjalën që do të bëj të pamundurën të jem në lartësinë e duhur. Teksa kam nisur detajimet e bashkëpunimet që shumë punë të mira të nisin me të ardhur në detyrë, ju siguroj se kam qenë shumë i vëmendshëm në ato që ju keni thënë.

Kjo javë ka qenë e mbushur me biseda, mesazhe, telefonata, takime. Urimet tuaja janë të mirëpritura. Kam parë shumë statuse, shkrime, letra të hapura që më janë drejtuar. Ajo që më entuziazmon më shumë është nevoja e secilit prej jush për t'u përfshirë, për të dhënë ide, për të vënë kontakte, për të nisë bashkë rrugëtimin në një bashki të hapur ku çdokush jep më të mirën. Ju falënderoj shumë e uroj që plot të tjerë të na bashkohen për të gjetur rrugët e bashkëpunimit, punës dhe përpjekjeve për ta bërë Shkodrën tonë një gravitet të së mirës”, shkruan Beci.

beci shkodra

Lini një Përgjigje