TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2023, 19:08

Ilir Meta vetë vendos e vetë vulos/ Kreu i PL mbledh Kryesinë e partisë, por nuk merr asnjë përgjegjësi për disfatën

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta vetë vendos e vetë vulos/ Kreu i PL mbledh Kryesinë e

Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”. Kjo shprehje e urtë popullore është gjetja më ideale sa i takon Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë. Kur doli nga Presidenca, Meta ndërroi emrin e LSI me idenë se do sillte një parti të re, ndryshe nga partia që krijoi në vitin 2004. LSI njihej për aferat, punësimet nepotike dhe mungesën e demokracisë brenda saj. Por duket se PL nuk ka asnjë ndryshim në këtë aspekt.

Një javë pas zgjedhjeve, Ilir Meta mblodhi Kryesinë e partisë për të diskutuar mbi zgjedhjet, por ajo që ra në sy është se ai nuk mori asnjë përgjegjësi për humbjen. Po ashtu, nuk do të ketë as votëbesim, apo ndonjë zhvillim në PL.

Procesi zgjedhor i 14 majit, ishte një fitore e krimit ndaj lirisë të së zgjedhurit, shkrirje e policisë me krimin kundër vullnetit të lirë të qytetarëve. Grupet kriminale dolën hapur krah partisë pushtet e policia nuk ndërhynte e nuk paraqitej askund ku denoncoheshin të tilla veprime kriminale.

Qindra pajisje të identifikimit elektronik nuk punonin sa të gjithë e panë se edhe kryetari i KQZ ishte viktimë e këtyre pajisjeve. Boja në gishtin e votuesve fshihej menjëherë.

U gjakosën komisionarë nga kriminelë të Rilindjes në administratë e bandat e saj aktive. QV u kthyen në bordello Rilindase ku dhunohej çdo ligj.

Qindra milion euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota dhe një fakt që provon këtë është edhe rënia e kursit të euros....

Të përgatitemi për të rikthyer zërin e opozitës në pushtetin vendor, që nuk rezultonte në 4 vite”, tha ai.

meta zgjedhje

Lini një Përgjigje