
Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka është takuar me homologun e saj grek Nikos Dendias, në Bruksel, ku kanë diskutuar sa i takon çështjes së arrestimit të Fredi Belerit.
Me anë të një postimi në “Twitter”, ajo u shpreh se ja kishte bërë të qartë Dendias se kjo çështje nuk duhet të ndikonte në marrëdhëniet dypalëshe. Ajo shtoi se kishte siguruar homologun e saj grek, se Beleri zotëron të gjitha të drejtat ashtu si çdo shtetas shqiptarë, teksa shtoi se pala greke duhet të pres vendimin e Gjykatës dhe të mos pragjykojë procesin.
“Takimi me kolegun dhe mikun tim të mirë @NikosDendias në Bruksel ishte një mundësi e mirë për të diskutuar në mënyrë të sinqertë çështjen e z. Beleri. E bëra të qartë se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe.
Kjo nuk është as çështje e burimeve njerëzore, as politike, e lëre më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar shqiptarë dhe si çdo qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin. Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe çështja e tij tani është në gjykatë për t'u gjykuar.
E vetmja gjë që ne të gjithë mund të bëjmë është të presim me durim që procesi të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paragjykojmë apo hamendësojmë së dyti procedimin”, u shpreh Xhaçka.
1/3 The meeting w/my colleague & good friend ???????? FM @NikosDendias in Brussels was a good opportunity to discuss in a frank manner Mr. Beleri's case.I made it clear that this is a judicial matter that should not affect the new page we have opened in our bilateral relation. pic.twitter.com/XSH1uTqTaw
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) May 22, 2023
Lini një Përgjigje