
Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar zhvillimet e sotme në KQZ, ku Ilirian Celibashi ka kërkuar firmën e Lulzim Bashës për regjistrimin e PD në zgjedhje.
Ngjela u shpreh se nëse Basha firmos dhe pranon KQZ firmën e tij, është kryetar partie. Por nëse do të qëndrojë apo jo kjo mbetet për t’u parë.
“Basha ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë, ka menduar se duke dhënë dorëheqjen nuk ka të drejtën e firmës. Ligji ka karakter formal dhe jo logjik. E kërkon ligji që të shkojë të nënshkruajë. Tani do të shkojë Basha të firmosë apo do ta lërë PD jashtë loje, kjo mbetet për tu parë.
PD ligjore ka ende kryetar të regjistruar Lulzim Basha dhe ai që është i regjistruar duhet të japë firmën. Pra po të shkojë Basha dhe të vërë firmën indirekt merr PD, po të mos shkojë mund të varroset partia. Nëse Basha ka të drejtën ligjore për të vënë firmën rrëzohet dorëheqja e tij. Nëse nuk shkon do të presim se si do ta arsyetojë KQZ. KQZ tha i jap kohë. Dorëheqja është zyrtarë , nuk është rrëzuar nga organet e partisë. Juridikisht këta nuk e dinë çfarë do të thotë dorëheqje. Po të firmosë Basha është kryetar partie. Berisha nuk ka parti, partia që është e regjistruar është person juridik”, tha ai.
Lini një Përgjigje