
Analisti Frrok Çupi ka komentuar takimin e kreut të PL-së, Ilir Meta me ambasadoren Amerikane, Yuri Kim ditën e djeshme, ku sipas tij Metës i është dhënë një ultimatum.
I ftuar në studion e “Abc News”, Çupi shtoi se Kim i ka bërë të qartë Metës se nëse bashkohet me Berishën në zgjedhje do të shpallej “non-grata” gjë që do shënonte dhe fundin e partisë së tij. Sipas tij fenomeni Berisha është i papranueshëm për SHBA, prandaj ndalohet bashkëpunimi me të.
“Meta është në faktor që po reziston me marifetet e tij. Ai dje ka marrë më në fund datën e fundit për të mos u bashkuar me Berishën. Nëse Meta bashkohet me Berishën, është politikisht fundi i PL. Të mos kujtojmë se Amerika ndryshon mendje. Fenomeni Berisha është i papranueshëm për SHBA. Nëse bashkëpunon me Berishën do të ketë të njëjtin fat“, tha Çupi.
Lini një Përgjigje