TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Gusht 2025, 19:36

“Kush humbi shtëpinë do ja rindërtojmë”, Rama tregon procedurat për kompensimin e dëmeve nga zjarret

Shkruar nga Pamfleti

“Kush humbi shtëpinë do ja rindërtojmë”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka treguar procedurat që do të ndiqen për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se çdo bashki do të vlerësojë dëmet në zonat e saj.

Ndërsa sa u takon banesave të djegura totalisht, ato do të ndërtohen nga e para nga vetë shteti.

Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve.

Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.

Kujt humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas dhe kujt humbi krerët do t’ia rifinancojmë një më një”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje