TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2023, 09:20

Kurti i bashkohet Samitit të Tiranës, fokus sulmet në veri të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Kurti i bashkohet Samitit të Tiranës, fokus sulmet në veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti do të ketë takime bilaterale përfshirë atë me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka folur pasditen e djeshme lidhur sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama, Ursula von der Leyen tha se Marrëveshja e Ohrit është baza për pajtimin nëpërmjet dialogut të BE.

“Është e shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë me anën e angazhimit dhe bashkëpunimit dhe vendi i duhur për këtë është dialogu”, deklaroi ajo në përgjigje të gazetarëve.

Sipas saj, kjo është rruga e duhur për të ardhmen pasi Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e BE.

“Pra pajtimi, angazhimi, bashkëpunimi është tërësisht i domosdoshëm për vendin” tha Von der Leyen.

albin kurti kosove takim be

Lini një Përgjigje