TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Gusht 2023, 09:50

Kurti dhe Vuçiç takohen nesër në Greqi me ftesë të Mitsotakis; mungon Rama

Shkruar nga Pamfleti
Kurti dhe Vuçiç takohen nesër në Greqi me ftesë
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë të hënën drejt Greqisë me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për darken informale të organizuar nga kreu i shtetit grek. Mitsotakis ka ftuar të gjithë kryeministrat e rajonit, me përjashtim të Shqipërisë ku ftesa është dërguar në nivel presidencial.

Ajo që ra në sy ishte fakti që Mitsotakis kishte ftuar në darkë presidentin dhe jo kryeministrin Edi Rama. 

Zyrtarisht pala greke i ka përcjellë ftesë presidentit Bajram Begaj për të përfaqësuar Shqipërinë. Por në Athinë nuk do të shkojë as presidenti ynë i Republikës.

Darka greke vjen përpara takimit të radhës te vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së në kuadër të procesit të Berlinit, takim i cili do të mbahet në muajin tetor në Tiranë.

Por marrëdhënia Shqipëri-Greqi duket të ketë hyrë në epokën e akullnajave dhe shkak për këtë është Fredi Bejleri, kryebashkiaku i Himarës i zgjedhur me 14 Maj. Arrestimi dhe moslejimi i betimit të tij ka bërë që grekët të çojnë zemërimin deri në Bruksel. Por nëse pala shqiptare nuk do të ketë përfaqësues, diçka tjetër do të ndodh me vendet e rajonit, e më konkretisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ftesa i është përcjellë Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit ku sipas mediave greke kanë konfirmuar pjesëmarrjen. 

Gjithashtu, edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacheski, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo do të mbërrijnë në Athinë për të marrë pjesë në darkë.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Mitsotakis.

kurti dhe vuçiç greqi rama

Lini një Përgjigje