TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Gusht 2023, 17:01

Zhdukja e kontratës së Sterilizimit, juristi fundos Metën: Edhe me CEZ-DIA u ndoq e njëjta skemë, ‘asgjësuan’ çdo dokument

Shkruar nga Pamfleti
Zhdukja e kontratës së Sterilizimit, juristi fundos Metën: Edhe
Ilir Meta dhe Kastriot Ismailaj

Juristi Romeo Kara ka zbuluar se manovra e ndjekur me kontratën e koncesionit të sterilizimit nuk është e vetmja. Kontrata origjinale nuk gjendet askund, ndërsa ai shprehet se një skemë e njëjtë është ndjekur nga Meta dhe qeveria “Berisha” kur u firmos kontrata CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve të prapambetura. Juristi që denoncoi skandalin, shprehet se dosja u zhduk si me magji dhe atij ju desh shumë punë të mblidhte dokumentet. Padyshim te afera në fjalë është i përfshirë Ilir Meta, i cili madje ka ngjitur dhe shkallët e SPAK disa herë. Sipas juristit korrupsioni i pandëshkuar vite më parë ka sjellë dhe aferat e mëpasshme.

Reagimi i juristit

Shumë mirë që media konstaton dhe publikon detaje kuptimplotë në lidhje me çështjen e sterilizimit.

Transparenca në rritje e medias është faktor kyç për suksesin në luftën kundër korrupsionit.

E njëjta dukuri ka ndodhur lidhur me aferën e privatizimit të OSSH-se nga CEZ-i ne vitet 2008-2009.

Askund nuk u gjet dosja voluminoze e këtij privatizimi, duke filluar që nga protokolli i METE-s.

Nisur thjesht nga një e dhënë iniciuese, personalisht kam mbledhur në çdo institucion fakte e prova, duke e rikrijuar dosjen nga e para.

Zullumqarët menduan se, zhdukja e dosjes, do të ishte garancia absolute e mosndëshkimit të tyre.

Fatkeqësisht, media, kurrë nuk u ndal tek ky fakt.

Drejtësi pa integritet nuk ka.

Drejtësi vetëm për veten dhe miqtë, nuk ka.

E vërteta është vetëm një dhe drejtësia e cila mbështetet vetëm tek e vërteta, është vetëm një dhe duhet ta pranojmë atë edhe nëse nuk na leverdis personalisht.

Korrupsionin e sotëm, e frymëzoi mosndëshkimi i korrupsionit në vite, duke e kthyer pothuaj në një të drejtë "ligjore" të çdo pushteti.

Të mos harrojmë shtrirjen në thellësinë kohore të këtij kanceri shoqëror dhe të mos mbulojmë mëkatet e djeshme me ato të së sotmes.

Secili të marrë atë që i takon.

Kjo është çështja.

romoe kara meta

Lini një Përgjigje