TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2023, 21:52

"Ku janë këta që flasin për etikë?", Këlliçi u përgjigjet kritikëve për posterin: Një drejtor i Veliajt kushton 25 mln euro, pse nuk reagojnë?

Shkruar nga Pamfleti

"Ku janë këta që flasin për etikë?",

Kandidatit i koalicionit “Bashkë Fitomë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar pas polemikave të shumta që shkaktoi dje një poster i tij kundër korrupsionit.

I ftuar në "Ora e Betit" Këlliçi tha se ata që u shqetësuan ndaj luftës pa etikë të tij ndaj korrupsionit është mirë që të jenë po aq të zellshëm ndaj denoncimit që ai bëri sot, ku sipas tij një drejtor i Veliaj u kushton qytetarëve të Tiranës 25 mln euro.

Pasi bëra një denoncim ende jam në pritje të reagimeve të këtyre që ishin shqetësuar, shoqatave, urdhrit të psikologut, personazheve publike që kanë profile fake që keqpërdorin komunitetet fetare, ish-ambasadorëve shqiptarë në Amerikë të diskretituar nga SHBA se kanë vjedhur fondet e rindërtimit të godinave të Ambasadës, ku janë këta në lidhje me Mariglen Qaton që na kushton 25 mln euro. Vetëm një drejtor i Erion Veliaj na kushton 25 mln euro. Ku janë këta? Se i shoh shumë të qetë. Këta që u shqetësuan nga lufta ime pa etikë ndaj korrupsionit. Ku janë? Jam në pritje të reagimeve të tyre”, u shpreh Këlliçi.

këlliçi posteri kritikët

Lini një Përgjigje