TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2023, 21:09

Blofi i Ramës me akademinë e Manchester City-t, në skenë dalin sërish arabët

Shkruar nga Pamfleti
Blofi i Ramës me akademinë e Manchester City-t, në skenë
Momenti i firmosjes së kontratës

Kryeministri Edi Rama ka fluturuar sot drejt Britanisë së Madhe për të firmosur një kontratë me ekipin e Manchester City-t, i cili do të hapë një akademi sportive në Durrës. Kryeministri e shiti si një arrije të madhe dhe historike.

“Akademia e klubit të Manchester City dhe shkolla e tij e futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin.

Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën”, shkruan Rama.

Por në fakt nuk ka asnjë arritje. Në skenë dalin sërish arabët. Ata morën portin e Durrësit dhe ekipin e City-t e ka e njëjta familje. Pra është i njëjti rrjet. Arabët duket se po hyjnë fuqishëm te ne duke marrë tani dhe futbollin.

rama city akademi

Lini një Përgjigje