TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2023, 21:15

Zgjedhjet e 14 majit, Hohmann thirrje partive politike: Respektoni standardet ndërkombëtare!

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 majit, Hohmann thirrje partive politike: Respektoni standardet

Shefat e Misioneve të Bashkimit Europian kanë zhvilluar ditën e sotme një takim ku ka qenë e pranishme edhe shefja e OSBE-ODIHR, Audrey Glover për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann tha se zhvillimi i zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare është i një rëndësie të madhe.

“Kënaqësi të kishim në takimin e sotëm të Shefave të Misioneve të BE-së, Ambasadoren Audrey Glover, Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 14 majit. Teksa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në BE, zhvillimi i duhur i zgjedhjeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, është i një rëndësie të madhe,”, tha ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.

Audrey Glover ndodhet në Shqipëri që prej datës 6 prill ku është takuar me përfaqësuesit kryesorë të forcave politike të cilëve u ka bërë thirrje që të angazhohen për të garantuar zgjedhje të standardeve të larta.

 

zgjedhjet e 14 majit hohmann

Lini një Përgjigje