TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2025, 11:51

“Ku janë ata të listave të mbyllura”, Maliqi i pakënaqur me opozitën: Zgjohuni nga gjumi, duhet aksion

Shkruar nga Pamfleti

“Ku janë ata të listave të mbyllura”, Maliqi i

Lefter Maliqi, i cili në 11 maj garoi si pjesë e listës së hapur të koalicionit ‘PD-ASHM’ në Qarkun e Beratit, përmes një postimi në rrjetet sociale, duket se ka pakënaqësi ndaj atyre që i konsideron kolegë, por që janë në gjumë pas zgjedhjeve.

Madje Maliqi thekson se kjo përgjumje e tyre rrezikon ri-organizimin e opozitës, madje opozita mund të përballet me humbjen e rradhës në zgjedhjet e ardhshme.

“Po të ishin listat e hapura 100% sa deputetë do kishim fituar nga këta të emëruarit e listave të mbyllura?? Po ku janë këta?! Se pjesën më të madhe se shohim as në media, as në popull, as në aksione opozitare apo po festojnë fitoren pa vota me pushime relaks?!

Sa nga këta ishin poshtë ballkonit, tek “Rruga e Shpresës” në mbështetje të liderit Berisha për 1 vit arrest shtëpie? Sa nga këta ishin në çdo Protestë të Opozitës? Sa nga këta futën dorën në xhep në fushatë, për të nxjerrë jo për të futur?

Sa nga këta ju dhimbsën demokratët dhe opozitarët 12-13 vjet pa punë? Sa nga këta e ndiejnë që moralisht duhet të japin dorëheqjen nga funksionet politike se nga mandati largqoftë, për të cilin ‘u këputën’ në fushatë?

Si zë opozitar, i votuar nga populli dy herë rresht në kufij të fitores së mandatit, ndiej përgjegjësi të kritikoj ashpër çdo përgjumje të kolegëve të mi. Opozita duhet të fillojë urgjentisht aksionin, se po dëmtojnë rëndë proceset e tjera zgjedhore. Ne kemi nevojë për ri-organizim urgjent në bazë! Duhet zgjim! Duhet reagim”, shkruan Maliqi.

Lini një Përgjigje