TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2023, 15:57

Kriza e PD, Koduzi 'sulmon' Berishën: Demokratët nuk pranojnë personat non grata, kush nuk u qëndron parimeve është i përjashtuar

Shkruar nga Pamfleti

Kriza e PD, Koduzi 'sulmon' Berishën: Demokratët nuk

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike zyrtare Gazment Koduzi ka komentuar zhvillimet e fundit brenda kampit opozitar, ku demokratët duken akoma më të përçarë mes tyre.

I ftuar në “Ora News”, Koduzi theksoi se Partia Demokratike nuk pranon personat non grata duke sulmuar drejtpërdrejt ish kryeministrin Sali Berisha, ndërsa shtoi se kush nuk u qëndron parimeve të PD është i përjashtuar.

"Në mbledhjen e deputetëve të opozitës ka shumë persona që nuk kanë qenë koherent me qëndrimet e tyre. PD e vendosur të mbrojë vlerat e saj. Të bashkuar ishim në 2021 por nuk kishim mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar.

2 vite që po sakrifikojmë, PD nuk pranon personat non grata. Kush nuk i qëndron parimeve të PD, është i përjashtuar", tha ndër të tjera Koduzi.

 

koduzi berisha demokrate non grata

Lini një Përgjigje