TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2023, 14:23

“Udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan”/ Bardhi i përgjigjet Bashës

Shkruar nga Pamfleti
“Udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan”/
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi i është përgjigjur Lulzim Bashës pasi ky e fundit i uroi 'udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan'. Në një dalje për mediat pas mbledhjes së sotme me 43 deputetë të opozitës, Bardhi u shpreh se nuk ka koment, por e fton që t’i rikthehet misionit opozitar.

Nuk kam asnjë koment, ftesa për Bashën është t’i rikthehet misionit si opozitar. Apeli im është të reflektojë për momentin që ndodhet Shqipëria dhe që mosfunksionimi i opozitës mund t’i shkaktojë vendit”, tha ai.

Gazment Bardhi, pasi u shkarkua edhe nga kreu i grupit, mblodhi në një takim deputetët e opozitës. Bardhi u ul sot në një tryezë më Sali Berishën dhe besnikët e tij, të cilët prej dy vitesh futën PD në këtë përçarje.

Gjithsej në takim morën pjesë 43 deputetë, 4 online, 21 prej tyre të grupit Berisha, si edhe 4 aleatët Agron Duka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Dashamir Shehi. Teksa po kërkojnë pajtimin mes tyre, në fakt dy grupet e deputetëve Berisha- Bardhi ishin ulur përballë njëri-tjetrit. Berisha qëndron me deputetët e tij në njërën anë të tryezës, ndërsa përballë tij Gazment Bardhi me deputetët që e kanë mbështetur.

Ky i fundit, në fjalën e tij për mediat bëri thirrje që deputetët të lënë pas debatet e brendshme dhe të dalin me axhendë të përbashkët parlamentare.

gazment bardhi

Lini një Përgjigje