TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2023, 15:09

Gjekmarkaj bën “negociatorin” mes grupeve të PD-së, fton Bashën t’i bashkohet aksionit opozitar

Shkruar nga Pamfleti

Gjekmarkaj bën “negociatorin” mes grupeve të PD-së,

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj akuzoi kreun e PD-së, Lulzim Basha se ka punuar për interesat e tij personale dhe se e ka shndërruar partinë në familjare njëlloj si LSI-ja.

Pavarësisht historisë, e cila sipas Gjekmarkajt ka treguar se Basha nuk merr përgjegjësinë për aktet e tij, në një intervistë për “News 24”, ai e ftoi kreun e PD-së t’i bashkohet aksionit opozitar, në mënyrë që të PD-ja të kalojë këtë ndasi dhe të ri ngrihet.

Çfarë ka bërë Lulzim Basha? Ka bërë një parti familjare të tipit LSI, një parti e cila nuk është legjitime, se është ende në gjykatë.

Nëse Basha kthehet tek aksioni opozitar ka vend për të gjithë. Për gati 10 vite kemi dashur ta bëjmë kryeministër, kemi investuar shumë. Por, me gjasë nuk ja kemi dalë të jemi bindës në raport me shqiptarët kështu që u detyrua të ikë duke e lënë të shkatërruar PD me mosveprimin e vet.

E shpalli ‘Non Grata’ Sali Berishën dhe nuk doli në asnjë vend të Shqipërisë. Mungesë burrërie për të marrë përgjegjësinë e një akti që ai e kreu i vetmuar. Sigurisht, nuk është e lehtë ti rezistoje vullnetit të SHBA-së”, tha Gjekmarkaj.

 

gjekmarkaj pd basha

Lini një Përgjigje