TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2023, 15:03

Nga Gërdeci dhe akuzat ndaj Zenit, te vrasja e Arbër Paplekajt, si Berisha e Bardhi kapërdinë sulmet ndaj njëri-tjetrit dhe u ulën bashkë

Shkruar nga Pamfleti
Nga Gërdeci dhe akuzat ndaj Zenit, te vrasja e Arbër Paplekajt, si
Foto nga takimi i sotëm

Sali Berisha dhe Gazment Bardhi u ulën sot përballë njëri-tjetrit, duke hedhur pas mëritë e vjetra. Ishte Sekretari i PD që ndërmori një nismë për të bashkuar partinë, por nuk mund të harrohen sulmet dhe akuzat ndaj tyre. Berisha kohë më parë e akuzoi Bardhin se ka gisht te vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë Gaz Bardhi? E ngrita disa herë çështjen dhe ai heshti. Paplekaj kishte shkuar atje për Gaz Bardhin, jo për të atin. U krijua një komision parlamentar, sigurisht që çështja e Elbasanit do të hetohej gjer në një. Gaz Bardhi dhe cilido tjetër duhet të kërkonte hetimin e plotë se në qoftë se Paplekaj do të qëllonte duke ekzagjeruar rrezikun, kjo nuk ishte vëtëmbrojtje. Por nëse në të vërtetë në drejtim po qëllohej nga dy gryka zjarri, ai s’kishte rrugë tjetër. Gaz Bardhi u zhduk. U ngrit komisioni, por nuk funksionoi asnjë ditë. E keni dëgjuar ju të protestojë ky zotëri për mbylljen e komisionit? Kur e merr tjetrin në ekip dhe ndodh kjo, do nxjerrësh përgjegjësinë tënde. Këta e braktisën Paplekajn, sepse donin të mbyllnin krimin shtetëror”, shprehej Berisha në korrik të 2022.

Ndërkohë Bardhi ishte më i ashpër. Ai i kujtonte Berishës Gërdecin, ndërsa akuzonte të birin si të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën t’i shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”, shkruan Bardhi.

Por të dy i kapërdinë akuzat dhe sot u ulën bashkë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë mes tyre.

Lini një Përgjigje