TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2024, 20:05

Krisje brenda Rithemelimit se u ulën me PS? Spaho sqaron sherrin e Nallbatit me Tritan Shehun

Shkruar nga Pamfleti

Krisje brenda Rithemelimit se u ulën me PS? Spaho sqaron sherrin e

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka folur për situatën në të cilën ndodhet “Rithemelimi” pas negociatave me Partinë Socialiste.

Spaho tha se pavarësisht diskutimit për të filluar normalizimin e seancave plenare në Kuvend, demokratët do të vazhdojnë të përkrahin Sali Berishën si një të burgosur politik, ndërsa shtoi se do vijojnë me betejën e tyre.

I pyetur në “Euronews Albania” nëse ka një krisje të re mes demokratëve, Spaho u përgjigj:

“Absolutisht jo. Zoti Shehu nuk ka qenë kundër qëndrimit të grupit. Zoti Shehu tha se duhet të vazhdojmë të përkrahim zotin Berisha, pasi është një i përndjekur politik. Ne padiskutim do e vazhdojmë këtë betejë. Ne nuk kemi hequr dorë nga ajo që e cilësojmë këtë një mazhorancë autotitare”, tha Edmond Spaho.

 

 

Lini një Përgjigje