TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Gusht 2024, 18:54

Komisari që plagosi zyrtarin e ERE, nipi trafikant i gruas së Gramoz Ruçit

Shkruar nga Pamfleti

Komisari që plagosi zyrtarin e ERE, nipi trafikant i gruas së Gramoz

Kur ishte komandant policie në doganat Kakavijë e Kapshticë, Erjon Goxhara i përdorte trarët sipas pazareve që bënte me mallrat kontrabandë, trafiqet dhe kalimin tranzit të afrikanëve, por askush nuk e ndalonte dhe nuk e prekte, mbasi thuhej e dihej që punonte për Gramoz Ruçin ndërsa kur e trashi zullumin e u transferua shef në pikën kufitare të Rinas, ku po bën të njëjtat krime...

Policia e Shtetit po e përcjell me skandal edhe plagosjen e zyrtarit të Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta, nga Komisari i Policisë, Erjon Goxhara, për dy motive:

1. Për të mos rënduar më tepër profilin e kriminalizuar të policisë, pas skandalit të fshehjes së autorit të vrasjes së Egli Progës në Pogradec; dhe pas arrestimit të Shefit të Anti-drogës në Durrës, Gramoz Preçi.

2. Për të fshehur faktin, që komisari i policisë Erjon Goxhara është djali i Xhevdet Goxharës, vëllait të Erfane Ruçit (Goxhara) gruas së Gramoz Ruçit.

Por në deklaratën e tij, Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, bëri deklaratën skandaloze, se komisari Erjon Goxhara nuk kishte qëllim ta vriste zyrtarin e ERE, prandaj e qëlloi nga këmbët, madje i qau hallin, se i kishe thënë që është në gjendje të rënduar psikologjike.

Skandal tjetër është deklarata e krye policit Vocaj, se gjoja policia, nuk ka informacion ku jeton komisari Erjon Goxharaj, kur ai e ka vartës direkt dhe çdo punonjës policie, ka dosje me të dhënat personale të përditësuara.

Por fakti, që ai banon në një pallat me Gramoz Ruçin, drejtuesit e policisë po i luten të vetë-dorëzohet, që të mos shkojnë ta arrestojnë atje e t’i prishin imazhin “Çeço” Gramozit.

Policia e Shtetit, po e deklaron komisarin Erjon Goxhara si polic të thjeshtë kufiri, kur ai është komandant njësie kufiri për emigracionin dhe deportimet në Rinas, ndërsa më parë, ka qenë komandant policie kufiri doganor në Rinas, në Kakavijë e Kapshticë.

Si në të gjitha detyrat, dhe pikën kufitare të Rinasit, nipi i gruas së Gramoz Ruçit, ka krijuar një rrjet korruptiv në shërbim të personave e grupeve kriminale, që kalojnë kufirin me dokument e false në  dalje e hyrje, por dhe në kalime mallrash e trafiqesh në bashkëpunim me djalin e Gramoz Ruçit, shef sektori në Albcontrol.

Kur ishte komandant policor në doganat Kakavijë e Kapshticë, Erjon Goxhara i përdorte trarët sipas pazareve që bënte me mallrat kontrabandë, trafiqet dhe kalimin tranzit të afrikanëve drejt vendeve të BE.

Por askush nuk e ndalonte dhe nuk e prekte, mbasi thuhej e dihej që punonte për Gramoz Ruçin; ndërsa kur e trashi zullumin dhe pati reagime nga pala policia greke, u detyruan ta transferojnë shef në pikën kufitare të Rinas, ku po bënë të njëjtat krime.

Saktësojmë, se gruaja e komisarit Erjon Goxhara, është vajzë halle e Rei Metës, ish-zyrtarit të doganës, djali i Anëtares së Këshillit të Lartë të  Prokurorisë, Nurihan Meta, i cili më 7 gusht 2023 vrau me grushte ndërtuesin në Vlorë.

Përveç për krimin e plagosjes, komisarit Erjon Goxhara i duhen hetuar pasuritë, mbasi sipas raporteve të SHISH e Anti-krimit, ai ka pasuri të shumta, të cilat janë me burim nga trafiqet, kontrabanda e korrupsioni, por dhe pasuri të fshehura të Gramoz Ruçit./Pamfleti

komisari zyrtari i ere nipi i trafikant i gramoz ruçit

Lini një Përgjigje