TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2023, 18:32

“Kjo qeveri ka vendosur në piedestal injorancën”, Berisha takim me mësuesit për 7-Marsin: Arsimi, viktima kryesore e këtij regjimi

Shkruar nga Pamfleti

“Kjo qeveri ka vendosur në piedestal injorancën”, Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha me rastin e 7-Marsit ka zhvilluar sot një takim me mësuesit dhe ka diskutuar me ta rreth situatës në të cilën ndodhet arsimi.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se arsimi ka qenë një ndër viktimat kryesore të këtij regjimi, ndërsa shtoi se ky profesion nuk është një nga të preferuarit e të rinjve, pasi kjo qeveri ka ngritur në piedestal injorancën.

Berisha shtoi se arsimtarët në vendin tonë paguhen më pak, rreth dy herë më pak se kolegët e tyre në rajon, teksa ju bëri thirrje intelektualëve dhe arsimtarëve të jenë promotorë të ndryshimit që shqiptarët presin.

Me pasionin, përkushtimin, mësuesit ndriçojnë mendjet e fëmijëve tan me dije e qytetërim. Mëkojnë së bashku me familjen ndjenjën e dashurisë për Atdheun e kombin. Një komb nuk mund të ketë gjë më të rëndësishme se arsimi. Zhvillimi i një sistemi arsimor që të përmbushë detyrat për kombin, është procesi më serioz por jo i thjeshtë. Kërkon përpjekje të mëdha.

Në 9 vite kleptokraci, të varfërimit të shqiptarëve, të shkretimit si kurrë më parë me këtë shpejtësi të kombit tonë, arsimi ka qenë nga viktimat madhore të këtij regjimi. Sot, mësuesia nuk është më një profesion i preferuar, sirena alarmi të frikshme për një komb kjo. Të rinjtë nuk e pëlqejnë sepse kjo qeveri e ka denigruar këtë qeveri e ka vendosur në piedestal vulgun e injorancën. Ka partizuar arsimin, mësuesit paguhen më pak se kolegët e tyre në rajon.

Thirrje arsimtarëve të angazhohen, të bëhen promotorë të ndryshimit jetik që presin shqiptarët, për të ndaluar këtë rrokullisje të madhe. Në 9 vite kemi humbur 1/3 e materies kombëtare, nëse këto ritme vijojnë, për 16 vite nuk mund të themi më kush do të jetë në këtë vend. Ky është një kushtrim për çdo shqiptar, mësues, intelektual, të mos harrojmë se thelbi jonë është mbrojtja e interesit publik”, tha ai.

berisha 7-marsi

Lini një Përgjigje