TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 22:23

Kërkon helenizimin e Himarës, Meta merr në mbrojtje Fredi Belerin: Temë e nxitur nga Rama, ka hallin e pronave të tjetërsuara në bregdet

Shkruar nga Pamfleti

Kërkon helenizimin e Himarës, Meta merr në mbrojtje Fredi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur për deklaratat e Fredi Belerit, kandidatit të tij dhe Berishës i cili ka thënë për mediat greke se do helenizojë Himarën, u shpreh se kjo temë është nxitur nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Top Story”, ai tha se Rama ka shqetësimin e pronave të cilat janë tjetërsuar, duke qenë sipas tij,  12 drejtorë hipotekash në Vlorë janë shkarkuar për mbivendosje.

"Kjo është një temë e nxitur nga Edi Rama. Nuk po cënohen interesat kombëtare në Himarë. Nëse ka njeri që nuk shqetësohet aspak as për Himrën dhe Kosvën, është Edi Rama. Tek Himara ka hallin e pronave që janë tjetërsuar, 12 drejtorë hipotekash janë ndërruar në Vlorë për mbivendosje. Ky është shqetësimi i tij kryesor”, u shpreh Meta.

meta beleri himara

Lini një Përgjigje