TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2025, 20:36

Kërkesa për rinumërimin e votave të Tiranës, Alimehmeti: Ndihem i qetë, presim procedurat

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa për rinumërimin e votave të Tiranës,

Kandidati i opozitës Ilir Alimehmeti foli më gjerë lidhur me situatën pas zgjedhore në Partinë Demokratike. Alimehmeti tha se Kodi Zgjedhor është për t’u hedhur në kosh sepse është non sens. Lidhur me kërkesën për rinumërim, Alimehmeti tha se ndihet i qetë, i qartë, i fokusuar në proces.

“Ndihem i qetë, i qartë, i fokusuar në proces. Procesi vazhdon, KQZ ecën me ritmin e saj, do të na njoftojë për procedurat. Fillimisht iu drejtuam KAS pasi ishte dhënë mbështetja e plotë për të kërkuar rinumërimin, KAS e rrëzoi. Rimorëm mbështetjen dhe shkuam në Kolegj Zgjedhor. KAS pranoi kërkesën tonë, ndërkohë që në Kolegj Zgjedhor ishte bërë kërkesa. Në Shqipëri duhet të ndërrojmë shprehjen ‘Kështu ka qenë’.

Ligjet ndryshojnë, janë dinamike  Çdo qytetar ja të drejtën ti drejtohet institucioneve. Kërkesën duhet ta shqyrtojnë, më pas të japin verdiktin. Unë i qëndroj parimit, ka qenë ligjore dhe të vrasësh hebrenjtë. Ligji mund të thitë diçka, por ligjet bëhen për të mirën e njerëzve dhe nëse i bëjmë për të bllokuar ecim pas jo para. Kodi zgjedhor është për tu hedhur në kosh, është non sens. Largon zgjedhësin nga të zgjedhurit”, tha ai në ‘Real Story’

 

zgjedhjet vendore kqz rinumërimi

Lini një Përgjigje