TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2025, 14:35

Rama prezanton skuadrën fituese të Tiranës, Erion Braçe më i vjetri me 9 mandate

Shkruar nga Pamfleti
Rama prezanton skuadrën fituese të Tiranës, Erion Braçe
Erion Brace dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, në të cilën prezanton të gjithë kandidatët në qarkun e Tiranës.

Zgjedhjet e 11 majit 2025 nxorën 140 deputetë të rinj dhe të vjetër që do të futen në Parlamentin e ardhshëm. Partia Socialiste mori 733727 vota dhe arriti që të sigurojë 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike me 482215 vota mori 50 mandate deputetësh. Në Parlament më tre deputetë do të përfaqësohet edhe Partia Socialdemokrate.

Blendi Gonxhja që ndodhej në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë është kandidati më i votuar në të gjithë Shqipërinë, duke marrë 24802 vota, i ndjekur nga Erion Braçe 23864 vota.

Deputetët e PS të Tiranës:

Edi Rama mandati 4

Ogerta Manastriliu mandati 3

Elida Spiropali mandati 3

Lindita Nikolla 4

Taulant Balla 6

Adea Pirdeni 1

Albana Koçiu 1

Igli Hasani 1

Delina Ibrahimaj 1

Ilva Gjuzi 1

Iris Luarasi 1

Erion Malaj 1

Blendi Gonxhe 1

Erion Braçe 9

Ervin Hoxha 1

Fatmir Xhafaj 5

Ornaldo Rakipi 2

Anila Denaj 2

Olta Xhaçka 5

 

erion brace dhe edi rama ps erion brace më i vjetri me 9 mandate

Lini një Përgjigje