TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shtator 2023, 16:00

Kërkesa për Belerin, Rama sulmon PPE: Tronditëse që të kërkohet prej jush nëpërkëmbja e ligjit

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa për Belerin, Rama sulmon PPE: Tronditëse që të

Përplasjet mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për çështjen e Fredi Belerit kanë përfunduar në BE. Ditën e sotme Partitë Popullore Evropiane kanë maritaur një rezolutë me kërkesë të partisë se kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ku i kërkon autoritete shqiptare që të lejojnë Fredi Belerin të betohet si krye bashkiak i Himarës.

Menjëherë pas miratimit të rezolutës ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i habitur nga thirrja e PPE-ve. 

Me anë të një postimi në “Twitter” Rama sqaroi se vendimet për Fredi Belerin i ka marrë gjykata dhe se është konfuz se kujt po i drejtohet PPE-ja me këtë thirrje. Teksa shtoi se ata që bëjnë thirrje, nuk janë në dijeni të plotë për çështjen.

Ai shtoi më tej se i duket e pa logjikshme se si mund të dyshohet tek vendimet e një drejtësie të formuar me mbështetjen e vetë BE-së dhe SHBA-së,

Interesante! “I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”… Një thirrje pa specifikuar se cilat autoritete dhe, me siguri, pa u informuar se problemi në këtë rast nuk është rezultati i zgjedhjeve, por rezultati i gjykatave, të cilat tashmë e kanë refuzuar një kërkesë të tillë. Unë përdora "me siguri" sepse do të ishte vërtet tronditëse nëse Partia e madhe Popullore Evropiane do të miratonte një rezolutë të titulluar "Sundimi i Ligjit" për të kërkuar një rezultat të ndryshëm nga ai i vendosur nga Prokurori Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtin emër.

Këto institucione u krijuan me mbështetjen e plotë nga BE dhe SHBA dhe ndihmohen nga afër nga SHBA dhe BE në punën e tyre mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.????????????????????????. Nëse është e nevojshme, ne jemi më se të gatshëm t'i ofrojmë lidershipit shumë të respektuar të PPE-së informacion për këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë.

Është pa dyshim që të gjitha autoritetet shqiptare presin shumë mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së, si një zë i fortë i Evropës sonë gjatë kësaj faze historike ndryshimi për vendin tonë. Së fundi, rastet e profilit të lartë po hetohen tërësisht, duke kapërcyer përkatësitë politike dhe duke sinjalizuar fundin e një epoke të gjatë mosndëshkimi”, shkruan Rama.

beleri rama ppe

Lini një Përgjigje