TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2025, 22:33

Kë do kandidoni për Bashkinë e Tiranës? Berisha: Ilir Alimehmeti nëse dëshiron e ka rrugën të hapur

Shkruar nga Pamfleti

Kë do kandidoni për Bashkinë e Tiranës? Berisha: Ilir

Kreu demokrat, Sali Berisha, deklaroi mbrëmjen e së martës, se Ilir Alimehmeti, mund të garojë për Bashkinë e Tiranës, nëse dëshiron, por vendimi i mbetet atij.

Në emisionin ‘Log.’ në News24, Berisha shprehu keqardhje që Alimehmeti nuk do jetë në Parlament.

“Ndjej keqardhje që Alimehmeti nuk është në parlamenti me atë mbështetje që e ka siguruar. Është meritë e tij. Është personalitet me reputacion të lartë. PD nuk ka vetëm Parlamentin.

Ilir Alimehmeti mund ta vendosë vetë. Nëse ai do të dëshironte pa diskutim. Ai është këshilltar aty. Në këto zgjedhje ndahet me reputacion, ai e përcakton vetë, do apo nuk do”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje