Drejtuesi politik i PS për qarkun Kukës, Pandeli Majko ka reaguar një ditë pas denoncimit nga kandidati i “Bashkë Fitojmë” Miftar Dauti, se rivali i tij socialist në Has, Beqir Mulaj po blinte vota me pako me ushqime.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Majko kritikon të gjithë ata që sipas tij “trilluan” skenarin e blerjes së votave me pako ushqimore.
Ai shprehet se fantazia nuk ka limit. Majko thotë se “profesionistët” e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës dhe jo një muaj para.
Teksa thotë se hasjanët nuk blihen me një ilaç rrobash, ai paralajmëron se ata që e nisën këtë trillium do të përballen me drjtësinë.
"Në Has, natën e shenjtë të Kadrit aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatepjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor!
Në se lajmi që në një natë të shenjtë po “blehen” vota do të ishte e vërtetë, ajo në gjuhën e fesë quhet Harram!
“Profesionistët” e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës!
Blerja e votës, nuk ndodh në një natë fetare! Vota, nuk blehet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për “ilaç” rrobash!
Megjithatë, çdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër!
Hasjanët do vendosin me votë!
Vetëm përpara!", shkruan Majko.
Lini një Përgjigje