TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2024, 21:05

Jorida Tabaku tregon pozicionimin e saj në PD: Proçesi i bashkimit të vazhdojë, kemi edhe dallime

Shkruar nga Pamfleti

Jorida Tabaku tregon pozicionimin e saj në PD: Proçesi i bashkimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se procesi i bashkimit të opozitës duhet të vazhdojë.

Ajo ka thënë se edhe vetë është pjesë e grupit parlamentar dhe pjesëmarrja në grupimet brenda opozitës nuk është i prerë.

Tabaku ka shprehur dëshirën që në proces të përfshihet çdo opozitar.

“Nuk ka asnjë diskutim që unë jam pjesë e grupit parlamentar. Ky është një proces dhe nuk e ndajmë dot me thikë “e bëtë apo nuk e bëtë”. Ky është një proces që unë besoj se do të vazhdojë dhe dëshira imë është që në këtë proces të bashkohet çdo zë opozitar. Me zotin Bardhi kam luksin që të bie dakord dhe të mos bie dakord. Ai është edhe miku im. Për shembull, unë nuk bie dakord me të dhe me vendimin e grupit për aksionin në Parlament. Arsyet janë të drejta, por mënyra sesi po shkojnë gjërat, mendoj se nuk po na ndihmojnë. Sepse bashkimi i partisë pa lënë jashtë askënd, në frymën e konfederatës, bashkë me protestën, bashkë me Parlamentin, duhej të kombinoheshin të gjitha bashkë”, tha Tabaku.

Sipas saj, Partisë Demokratike i duhet çdo zë opozitar ndaj dhe duhet të kalojë përtej individëve.

Deputetja tha se roli i opozitës duhet të jetë që të kalojë tek qytetarët.

“Unë e kam dhënë shembullin tim, kam dhënë dorëheqjen nga pozicionet që kam patur. Tani, unë po përpiqem të bëj opozitë duke marrë pjesë në protestë, duke plotësuar me sa mundem hapësirën e lënë bosh në komisionet parlamentare, po përpiqem t’u flas njerëzve dhe t’i jap kohë këtij procesi bashkimi për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme edhe me idenë e konfederatës që i mbledh të gjitha palët bashkë. Debati më i madh që kam me kolegun dhe mikun tim Gazment Bardhi është që grupi parlamentar duhet të përdorë çdo hapësirë, duhet të përdorë Parlamentin, duhet të përdorim çdo forum”, ka thënë Tabaku në një intervistë në RTSH.

jorida tabaku partia demokrati

Lini një Përgjigje