
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur për aksionin dhe situatën e opozitës si dhe për protestën e 20 shkurtit.
Sipas tij PD është në një luftë politike dhe beteja nuk do të ndalet.
“Ne jemi në luftë politike. Betejën që ne po ndjekim si opozitë është një gjë e mirë që nuk po ndalemi në betejën tonë politike. Bezdisja e mazhorancës dhe ndërkombëtareve të jeni të sigurtë që do të reflektohet.
Nëse ti do të shohësh këtë mazhorancë, me këto problematika kaq të mëdha që ka, me korrupsioni galopant, me 1 milion shqiptarë që po ikin, me problematika jashtëzakonisht të mëdha, me plakjen e popullsisë, atëherë do ta lësh kështu vendin, lërë. Nqs do ta lësh sepse ke një problem me Sali Berishën personalisht që i jep një konotacion tjetër, nuk e përfaqëson Sali Berisha të gjithë opozitën”, ka thënë Sula në një intervistë për Syri Tv.
Lini një Përgjigje